Albspirit

Media/News/Publishing

Marash Mirashi: Mpiksja

S’e kam harruar kurrë fijen guximtare të barit

mbi shinë,

në stacionin e harruar

ku udhëtarët e vetëm që presin

janë dy qiparisa të heshtur

që dremitin në këmbë si kuaj.

*

Treni i fundit ka ikur

ngarkuar me hingëllima

që shkonin drejt viseve me re

me diellin që pikturonte

nje hark si ylber.

*

Kam qenë dikur një fije hollake

mbi shinë…

*

Trenat shkuan

e tash, jam veç një njollë e mpiksur

e gjakut të gjelbër

të barit.

Please follow and like us: