Senad Guraziu: Aero-poezi për titullin “Miss” (I)
…po jua nis një poezi (sipas meje mjaft simpatike : ) hedhur në “letër” nga unë rrumbullak para 23 viteve, nëse i qaseni padyshim do ju ngjallet buzëqeshja (shqip dhe në anglisht, pasi… meqë është dhe në En) unë vetë sa herë e shoh atje tek blog-faqja personale sikur them booooo çfarë s’ke… dërdëllitur poetikisht – pastaj sikur gjoja përhumbem rreth paragjykimit për shijet e për pëlqimet, me gjasë vlen ligji “tjetër shije në rini, tjetër në pleqëri” (paçka se aq “plak” realisht dhe nuk jam, por dmth. bie fjala, ashtu-kështu e marrim si të “gatshme” që pas 2 dekadave ca gjëra dhe mund të ndryshojnë, apo jo : )
[ grafika ngjitur… fotografi i panjohur, dic si “double exposure” e dikujt ]
Aero-poezi për titullin “Miss” (I)
Senad Guraziu, 2002
I ngjesha ca balona të “lazdruar”
lloj-lloj ngjyrash, lara-lara
i mbusha me fjalë e vargje
i lidha penjtë me një shirit
i lash të pezullojnë – pezull në ajri
projeksion plazmatik-hermetik
drithërime të padukshme
instruksione pro-komunikative
kod me tendenca dinamike
pezullim pendël – pendëlsisht
lehtësi e butë artifiça-plastica
ngrohur sa mrekulli…
le të çmenden “kritikët”
pse jo edhe fansat
ata me shije të sofistikuara
për timen aero-poezi
S’vonoi shumë mendja më tha
mirë-mirë por jo dhe aq mirë
nuk të pëlqejnë balonat
prej llastiku të lirë
s’janë dhe aq të besueshëm
provo njëherë me prezervativë
Kisha të drejtë – s’qesh kujtuar
me kohë t’i fryja ca të tillë
100% të sigurtë…
të markës më të mirë
të papërshkueshëm, “energy shield”
prezervativët s’janë balona ordinerë
por… materiale speciale
testuar njëmijë herë, “high-pressure”
prapëseprapë transparentë
masë brenda masës së fryrë
ajër thuaj brenda vetë ajrit
mund të shihen “accessoires”
të vargjeve… o la la, fluiditet
telat e kuq a të kaltër
si telefonat klasikë prej qelqi
dhe njëkohësisht të flesh i qetë
***
Aero-poem for the title “Miss” (I)
by Senad Guraziu, 2002
I used some “inflated” balloons
all kinds of colors, variegated
filled with words and verses
tied the strings with a ribbon
left them hanging – suspended
in the air, plasma-hermetic
projections, invisible vibrations
pro-communicative instructions
code with dynamic intentions
suspending feathers – featherlike
soft lightness, artifice-plastic
softness, warmed up
like a miracle… beautiful,
let the “critics” now go crazy,
why not the fans too,
those with sophisticated
tastes, about my aero-poetry.
It didn’t take long, my own
mind told me well-well
but not that good, not perfect,
far away from perfection
you don’t like balloons
made of cheap rubber,
they’re not that reliable
why not try with condoms.
I was right – didn’t think
in time to blow up some of these
100% safe… of the best brand
impermeable, absolutely
impenetrable, “energy shield”
condoms aren’t ordinary balloons
but… made of special materials
tested a thousand times,
“high-pressure”, yet transparent
mass within the inflated mass
air inside the air itself,
you can see the “accessories”
of the verses… oh la la, fluidity
red or blue wires
like in classic glass phones
and at the same time
peacefully in your sleep.