Senad Guraziu: Grafikë e kristalizuar, 100% e akullzuar, kristal
grafikë e kristalizuar, 100% e akullzuar, kristal
(senad guraziu – ap, 15 mars 25 – e gjeta një grafikë të “kristalizuar akull, kristal”, flitka sa 1000 fjalë, më qartë se kaq s’ka si, hm… nuk thuhet kot 1 foto apo 1 grafikë flet sa 1000 fjalë : )
***
…shkarkimet dhe ndryshimi i personelit nga administrata e Trump, përfshirë largimin e disa zyrtarëve të lartë, i ka prekur agjencitë që kishin nisur investigime federale, dhe apo ishin në “luftë rregulloresh” me kompanitë e Elon Musk – thotë pakashumë teksti më lart…
…dhe djathtas grafika e “kristalizuaka akull, kristal”, qenka aq e thjeshtë për ta kuptuar sa “probleme” i kishte Elon Musk dhe kompanitë e tij (me gjithë ato agjenci federale), si dhe për ta kuptuar “matematikën” se përse ishte vitale të zgjedhej Trump, se përse do i shpenzonte afro 300 milionë $ (të dhënat më të reja) për ta “blerë” një Trumpident komplet, dhe përse i duhej t’ishte i involvuar medoemos dhe patjetër në politikat federale si Kryshef i një DoGE, gjithçka e ideuar pikërisht për t’i eliminuar problemet e veta “agjenciale” – pothuaj më e qartë se kaq s’ka si, thuase nuk është as nevoja : )