Zanë Mali: Orakulli i tokës
Ai më njeh
njëjtë si Demetra frymën e Persefonës.
*
Më fton me aromën e shiut
si një orakull i lashtë më shprush
me gjuhën e rrënjëve të dehura.
*
Premtime të harruara pluskojnë mbi mua
si anije hijesh në lumin e fatit
derisa dheu i gëlltit ngadalë
nën rrahjet e fshehta të jetës.
*
Një fjalë e pathënë
si lëmsh balte nga kopshtet e Babilonisë
pëllëmbëve të mia skutlohet.
*
Orakulli i Tokës
legjendat e pashkruara m’i pëshpërit
për çdo pranverë.
Please follow and like us: