Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Qiell i vendlindjes

Midis reve të dendura, pasditja po jepte shpirt;

Muzgu dha lajmin, për freskun e mbrëmjes;

Po thyhej ngadalë, drita e ditës pranverore;

Dielli u fsheh, pas varrezave në bregore.

*

Ndriçimi hënor, nxori kokën mbi male;

Bashkë me yjet vezulluese, që i bëjnë shoqëri;

Sa bukur duket qielli, mbi çatinë e vendit tim;

Aty ku ndodhet, Podgorci im.

Please follow and like us: