Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: Lutja e shpirtit

Shpirti im luan në çdo hap

Si një valle që s’ndalet kurrë

Në errësirë gjen dritën e vet

Dhe në hije ngjitet drejt yjeve të pafund.

*

Çdo ndjenjë pas lutjes na mbush me dritë

Shkund dhimbjen e na fal paqe

Në çdo frymëmarrje, shpirti gjen qetësinë

Dhe në heshtje, gjen melodi të bukur e të pastër.

*

Dhe kur zemra lodhet e dhemb

Lutja prej shpirtit rikthen forcën

Përtej trishtimit, përtej çdo vuajtjeje

Ajo mbetet një burim i pashtershëm shprese dhe rrezatimi.

*

Në çdo ngritje dhe rënie

Lutja është udhërrëfyes i pakalueshëm

Një shok besnik që na mban të fortë

Dhe një luftëtar që kurrë nuk dorëzohet.

*

Çdo lutje është një jetë që mbijeton

Një dritë që kurrë nuk fiket

Një forcë që na mban të gjallë

Për të kapur dritën që lind pas çdo errësire.