Osmani: Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën – pasqyrim i vlerave amerikane
Berlin, 19 mars 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në “World Forum” që u mbajt të martën në mbrëmje në Berlin. Ajo e ka lexuar një “Laudatio” për ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit”.
Presidentja Osmani ka folur për rrugëtimin e vështirë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe ka theksuar se brezat e rinj në Kosovë sot jetojnë në paqe dhe pa frikë edhe falë mbështetjes së botës demokratike dhe sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka thënë se në ceremoninë e nderimit të Presidentit Klinton me çmimin “Paqebwrwsi i Shekullit, kujtonte marsin e vitit 1999 dhe fjalimet e tij shpresëdhënëse për popullin e Kosovës.
“Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur”, ka theksuar ajo.
Presidentja Osmani ka thënë se për qytetarët e Kosovës, presidenti Clinton dhe ish-sekretarja Clinton “nuk janë vetëm aleatë, janë simbol i lirisë”. Ajo ka
“Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—lirisë, drejtësisë dhe demokracisë”, ka theksuar ajo.
“Faleminderit President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, është shprehur ndër të tjera Presidentja Osmani.