Ajo qeshi, qesha dhe unë, edhe Alexa qeshi, edhe Siri qeshi!
(senad guraziu – ap, m 25 – koment)
– – –
Gruaja më pyeti pse po flisja ashtu me zë të ulët (ishim në shtëpi). I thashë se kisha frikë mos Mark Zuckerberg po na dëgjonte! Ajo qeshi, qesha dhe unë, edhe Alexa qeshi, edhe Siri qeshi !
– – –
…kjo shakaja padyshim sugjeron se jemi të rrethuar me spiunë, veçanërisht telefonat tanë të “mençur”, smartphones (më të rrezikshmit aparate… veglat më të pabesa që kanë ekzistuar ndonjëherë : ) ne ende besojmë se askush nuk na “spiunon”, por a është e vërtetë?! Saherë e kujtojmë “1984” të George Orwell aty për aty na qartësohet se ai e dinte saktësisht ç’do “ndodhte” herët a më vonë, ai e dinte fort mirë, Orwell vërtet ishte një gjeni, dhe meqë ra fjala vetë s’e kuptoj pse “ideja” e tij sikur ende konsiderohet ide distopike e fantashkencës sociale… për mua profecia e tij nuk është aspak “distopike”, përkundrazi është madje realitet i ashpër dhe i mirëfilltë qëtani – gjithçka që keni shkruar në jetën tuaj (via telefonit), gjithçka që keni thënë, gjithçka që është përpunuar nëpërmjet smartfonit tuaj, ruhet dhe është ruajtur diku në aparatet e korporatave… diku në “cloud-clusters” (s’di si t’i quaj gjërat e tilla : )
…ata thonë se mund të aplikojmë që të fshihen të dhënat tona, sipas ligjeve dhe në çdo kohë, e saktë kjo, nuk i di rregulloret e të tjerëve… ndoshta në Azi, Australi, Afrikë ata mund t’kenë rregullore të tjera, por e di që në Evropë legjislacioni i BE-së për mbrojtjen e të dhënave përbëhet nga Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (famozja, e ashtuquajtura rregullore GDPR), pastaj nga Direktiva e Zbatimit të Ligjit (LED) dhe Rregullorja e Mbrojtjes së të Dhënave për institucionet, për organet e BE-së, dhe me kaq ne jemi të bindur se mjafton, sepse dhe është e mjaftueshme (ligji është supozuar të jetë ligj), ndoshta më tepër se e mjaftueshme… mirëpo e vërteta e thjeshtë është që ne kurrë nuk pyesim për fshirje – e mbani mend ta keni bëre këtë? ju kujtohet kur me kërkesën tuaj të dhënat e iPhone qenë fshirë nga “datacenters” të Apple (? si shembull dmth.), unë për vete s’mbaj mend, sepse kurrë s’kam kërkuar të fshihet diç dhe asgjë, shpresoj ju ndryshe : )
(sqarim)
Alexa dhe Siri (që përmenden në shakanë) janë të dy asistentë virtualë (të mirënjohur), por që kanë origjinë dhe ekosisteme të ndryshme, kuptohet se janë vegla komplekse, sa vetë marramendja, i përdorin “big data & deep learning” (rrjetet e mësimit të thellë, sistemet neurologjike të IA – Inteligjencës Artificiale – dhe meqë i përdorin “mësimet e thella”, nëse funksioni nuk është pezulluar nga ju atëherë automatikisht korporatat e kanë “lejen” t’i mbledhin të dhënat tuaja (sidomos iPhone i Apple ka interface jashtëzakonisht- pandershmërisht të koklavitur, atyre u parapëlqen që Siri t’mos çkyçet kurrë : ) dhe kështu gjithçka që përdoruesi bën me iPhone, secilin program që përdor, secilën foto që shkrep, secilën herë që përdoret mikrofoni, gjithçka… qoftë dhe 1 milion operacione, Siri gjatë tërë kohës, 24/7 “përgjon dhe mëson”, gjoja anonimisht (e saktë kjo, teknikisht, anonimitet sepse robot – por të dhënat tuaja nuk ngelin anonime, kodohen me identitetin tuaj), dhe kështusoj edhe Siri edhe Alexa (dhe plot asistentë të ngjashëm) sikur bëhen “spiunët pa të keq dhe të pavetëdijshëm” – e qartë që s’kanë vetëdije, ende s’janë “sentient”, janë thjesht vegla robotike të korporatave : ) “Alexa” është zhvilluar nga kompania Amazon, dhe kryesisht funksionon në pajisjet Amazon Echo, ndërsa “Siri” është krijuar nga kompania Apple, dhe funksionon në pajisjet Apple, konkretisht iPhone… aparat të cilin e përdorim çdosecilën ditë, madje pothuaj të gjithë dhe flemë me të, e mbajmë fare afër aty mbi komodinë : )