Artan Xh. Duka: Kartvizita e ndryshimit
Ligatina e tranzicionit
Plot tre dekada e gjysёm shohim tё njёjtat fytyra e dёgjojmё tё njёjtat retorika e dokrra nё politikё. Rama flet pёr kёneta e moҫale por PD e PS vetё janё ligatinё e kaluar ligatinёs me kallamishte nga ’90 sot baobab! Njё jetё majё “fikut” tё pushtetit si tё ishim monarki a monizёm ndaj, sado tё rёnё lart nga qielli e sado plot “amin” poshtё, nuk ёshtё ogur i mirё demokratik.
BeRamat kanё kohё qё e janё vet-shpallur “monumente kulture” e mbrohen nga shteti qoftё me ligjin zgjedhor 2008 ku deputetёt dihen pa u hedhur votuar, buxhetet nё funksion tё fushatave zgjedhore, “mrekullitё” me paratё e taksapaguesit, thesin e borxhit publik apo konҫesionet me bishta pas etj, nё kurriz tё vullnetit e dinjitetit qytetar, pensioneve, kujdesit social etj.
Kёta “misionarё” qё “mbrojnё” demokracinё nga njёri-tjetri, janё bashkё e paterica tё shoqi-shoqit teksa nёpёrkёmbin themelet e saj nga vota, prona, drejtёsia (tashmё edhe SPAK u la “jetim”) etj. Janё produkte e kujdestarё tё tranzicionit, problemi dhe kurrsesi zgjidhja pёr mё tej.
Demokracia futet nё hulli vetёm nёse respektohet vota e prona si premisa tё besimit tek sistemi e politika. Tё dyja janё marrё peng dhe BeRama nuk lёshon pe pasi gjёndja u shkon pёr shtat. Dinjiteti e integriteti i syresh nё PD e PS ha sot diskutim kur mendon se janё tё gjithё bashkёpёrgjegjёs pёr ligjin 2008, listat e mbyllura, 7501 e pronёs, parabarazinё me ligj etj, ndaj kush nё PS e PD ia do tё mirёn qytetarit por nuk ia del dot, ёshtё nё vёndin e gabuar.
Deputet “thesi”
Ligji 2008 krijoi preҫedentin e votёs sё “panikut”. Votuesi zgjedh tё keqen mё tё vogёl nga meraku se e keqja e madhe hyn nga dritarja dhe kjo nё kurriz tё risisё nё politikё qё nuk provohet kurrё. Kjo votё, mё shumё kundra njёrit se sa pro tjetrit, e ka zhytur votёn nё rreth vicioz duke krijuar njё kastё tё “pёrjetshme” e tё paprekshme qё nuk ndruhet mё nga votuesi sepse deputeti del nga “thesi” i kryetarit tё partisё.
Ky takёm qё merr pushtetin e privilegjet tё mirёqёna nuk e ka pёr gjё karshillёkun, arrogancёn, romuzin bajat e shakatё me “kripë” ndaj rivalёve e qytetarit. Nga cic-micet mes tyre, me Bashёn, me nofkat ndaj tё rinjve ndёrkohё qё Rama psh. e pranon vetё se dikur ishte ai i “riu” qё trazoi ujrat nё PS, njёlloj “Zapate” e djeshme qё sot fut nё “rreth” tjetrin etj. Ulen edhe “gju me gju” me qytetarin pёr sport se votёn e mendojnё tё “kopsitur” dhe nuk kanё gajle nga sherret e tensionet politike qё stisin poshtё, bile “ushqehen” tek zallamahia se vetёm ashtu largojnё edhe vёmёndjen nga vetja.
Tapi mё tё “zotit”
Sikurse ligji zgjedhor 2008, edhe nёpёrkёmbja e pronёs me zanafillё 7501 e ka shndёrruar tranzicionin nё njё vorbull ku nuk e merr vesh i pari tё dytin, pёrpihet e drejta, vlera, morali etj. Tё fituarit e vetёm janё vetёm politika e klientelizmi rrotull sepse tё tjerёt, nga pronari historik ashtu edhe ata qё u bёnё pronarё me “zotёsi” e morrёn tapi me tam-tame, nuk kanё siguri! Voluntarizmi politik e 7501 cёnoi sigurinё juridike tё pronёs ndaj me shejtanin jashtё shishes, prona ёshtё sot stafetё sherri e zhgёnjim pafund. Kur ka vullnet ka edhe rrugёdalje por e drejta, si pёr pronёn, votёn etj, pret akoma t’i dalё kush zot.
Pёr zot ndryshimit!
Pёrtej afateve drejt BE, projekteve “faraonike” infrastrukturore, bujёs mediatike e turistike etj, mbetet fakti se vёndi vijon tё boshatiset. Me shpresёn e besimit tek politika si ujёt e pakёt dhe “urinё” qytetare nё rritje pёr ndryshim e vetmja pritshmёri mbetet kush do i dali pёr zot atij. ёndёrra demokratike “E duam Shqipёrinё si gjithё Europa” ёshtё mё shumё se njё karrike nё BE. Demokracia ёshtё mё shumё se BE dhe retorika e anёtarёsimit nuk entuziazmon nёse “steka” ulet brёnda nesh sepse edhe nё vetё BE, autokracia nxjerr kokёn ndonjёherё. Me PD e PS tё bёrё bajat e ezauruar nga koha, sfida e risisё nё politikё mbetet shquarja e rёnia nё sy mes zallamahisё dhe klimёs sё mosbesimit e dyshimit qё BeRama provokon ndaj kujtdo qё e sfidon. Identitet ky qё varet si nga emrat e kapacitetet intelektuale apo integriteti qytetar ashtu edhe nga “telat” qё programi zgjedhor prek tek votuesi.
“Grusht” kauzash qё kthejnё fletёn
Ndryshimi duhet tё jetё i gjithёanshёm dhe kapilar sepse gjёrat kanё shkuar larg por nё funksion tё identitetit dhe ngulitjes nё mёndjen e votuesit, refreni zgjedhor i politikёs sё re duhet tё pёrmblidhet nё gjёra qё janё kyҫ pёr demokracinё e qytetarin. Emri, logoja, posteri, video apo audio e politikёs sё re duhet automatikisht tё kujtojё e rikujtojё fatin e votёs sё lirё, referendumit, pronёs, kujdesit social dhe barazisё para ligjit.
Politika e re duhet tё dёshmojё se nuk ka konflikt interesi me ligjin zgjedhor 2008 duke deklaruar e pёrsёritur se sistemin zgjedhore tё “thesit” spanjoll do e zёvёndёsojnё me sistemin mazhoritar “votё pёr kokё” qё respekton votuesin sikurse do tё kufizojё me ligj numrin e mandateve individuale nё pushtet.
Politika e re duhet tё respektojё pronёn historike e japё fund padrejtёsisё dhe pritjes pёr trajtimin dinjitoz tё saj. Duke premtuar qoftё rikthimin nёse e lirё, zёvёndёsimin me pronё tjetёr gjetiu, kompesim real dhe me vlerё tregu, plus kompensim pёr vonesёn etj. Kompensim ky si nga buxheti (taksapaguesi ka “borxhe” sepse me votёn pёr PS e PD i dha njё dorё nёpёrkёmbjes sё pronёs) ashtu edhe nga pronarёt e rinj qё u bёnё nga politika me tapi (kredi bankare afatgjatё, pa ose me interes tё ulёt, si pagesё e menjёhershme ndaj pronarit historik).
Referendumi duhet tё jetё njё praktikё normale nё demokracinё tonё dhe politika e re duhet tё zotohet se do tё lehtёsojё proҫedurat pёrkatёse duke i dhёnё sovranit njё zё mё shumё duke filluar nga ligji zgjedhor, hyrja nё BE etj.
Partitё e reja duhet tё zotohen solemnisht pёr pensione, minimumin jetik e kujdes social dinjitoz qё askush tё mos ndjehet i braktisur nё vёndin e tij. Ato duhet t’i bёhen krah drejtёsisё dhe SPAK dhe tё zotohen pёr veting politik. Barazia para ligjit nuk duhet tё mbetet retorikё sepse sot padrejtёsia ligjore ёshtё bёrё huq nga diskriminimi mes pensionistёve pёr pagesa, bonuse apo kompensime elektriku etj, diskriminime nё strehim si psh. kredi tё favorshme nёpunёsit tё shtetit pas “fatit” qё gjetёn atё punё, familje qё kontribuan njё jetё por nuk morёn banesё pas privatizimit masiv nё vitet 90, bamirёsia pas tёrmetit etj.
Askush nuk ёshtё i tepёrt
E keqja kujtohet gjatё ndaj dhe kur pёrmёnd PD tё kujtohet 21 janari, Gёrdeci, Piramidat, anarkia ‘97 etj. Edhe kur flet pёr PS nuk mund tё harrosh konҫesionet, “kumbullat” e tharta, boshatisja e vendit, betonizimi, ngjeshja urbane, turizmi qё bёn vёndasin tё huaj nё vёndin e tij etj, tё gjitha kёto me ndikim nё identitet. Identiteti qё skalitet nga koha ruhet gjatё ndaj pёr dyshen PS-PD listat e mbyllura nuk janё rastёsi, ndryshe, nёse pretendojnё “mrekullira” nuk kanё pse stepen nga vota e lirё. Ndaj sot vota ёshtё mё e kollajtё se kurrё. Kushdo sa kohё nuk ёshtё PD e PS; afro 40 vite nuk lёnё vёnd pёr dilemё.
Mungesa e pёrvojёs qeverisёse tek politika e re ёshtё ndёrkohё avantazh kur mendon se nga qeverisja mё kollaj mbahet mёnd e keqja! Sfida e saj mbetet tё bjerё nё sy dhe tё zgjojё besim me devizёn qё askush nuk ёshtё i tepёrt nё vёnd.
Thirrja e saj duhet tё fokusohet nё kauza qё numёrohen me gishtat e njё dore e nuk i thotё dot kush jo. Vota mazhoritare e referendumi, mandatet nё pushtet, prona, varfёria, vetingu politik e barazia para ligjit janё kauza qё e bёjnё me zё e figurё politikёn e re. Rikthejnё dinjitetin e besimin qytetar, janё tё shumёpritura dhe nguliten kollaj e gjatё nё mёndjen e tij.