Albspirit

Media/News/Publishing

Biblioteka Kombëtare përkujton shkrimtarin Naum Prifti

Më 21 mars 2025, në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea”, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, u çel ekspozita me dorëshkrimet personale të shkrimtarit Naum Prifti dhe u dha premiera e dokumentarit “Porosia e përjetësisë” nga producenti Mumin Jashari, Media Film Production, Prishtinë.

Takimi u moderua nga zv. Drejtorja e Bibliotekës Kombëtare, znj. Majlinda Toçi. Vajza e shkrimtarit, znj. Julika Prifti, përshëndeti gjithashtu çeljen e ekspozitës, duke falënderuar të pranishmit dhe organizimin e takimit.

Artistet e nderuara Justina Aliaj dhe Violeta Trebicka interpretuan pjesë të krijimtarisë së Naum Priftit; “Lisi plak” dhe “Pse Shqipëria ka male shumë”.

Në përfundim të takimit, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të Naum Priftit ndanë kujtimet dhe mbresat e tyre nga e kaluara me shkrimtarin. Ndër ta, Paskal Milo, Sadik Bejko, Dhimitër Haxhimihali, Çerçiz Loloçi, poeti Selaudin Guma dhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve në Nju-Jork, Adnan Mehmeti.

Dorëshkrimet e ekspozuara kanë një vlerë të veçantë, sepse përmbledhin historikun e krijimtarisë letrare dhe kinematografike të Naum Priftit, si dhe ndajnë detaje interesante nga jeta e tij personale dhe natyra kurioze që shkrimtari ka pasur.

Please follow and like us: