Albspirit

Media/News/Publishing

Joe Haliti shpallet “Qytetar i Vitit” në Houston, Texas

Houston (Texas), 22 mars 2025 – Shqiptari Joe Haliti është shpallur “Qytetar i Vitit” për vitin 2025 në Houston, Texas.

Haliti u nderua me këtë mirënjohje për bujarinë e tij. Gjatë festive të ndryshme, si Krishtlindjet, Dita e Falënderimeve, etj., si edhe në raste të fatkeqësive natyrore, ai u shërben njerëzve në nevojë me vakte falas.

Në tetor të vitit 2020, gjatë pandemisë COVID-19, ai kishte shërbyer 50,000 vakte falas, ndërsa qëllimi i tij i radhës është shërbimi i 100,000 vakteve falas.

Pasi mori çmimin “Qytetar i Vitit”, Haliti e falënderoi bordin e organizatës “Isaac Conroe” për vlerësimin e veprimtarisë së tij humane.

“Dua të falënderoj nga zemra Lynn Hawthorn dhe Organizatat Historike Isaac Conroe dhe anëtarët e bordit të tyre për këtë vlerësim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

“Ky çmim nuk është vetëm një pasqyrim i përpjekjeve të mia, por një testament për komunitetin e mahnitshëm që kemi. Unë jam mirënjohës për mundësinë që të gjithë më keni dhënë për të shërbyer dhe për të bërë një ndikim pozitiv përkrah kaq shumë individëve frymëzues”, shtoi ai.

“Faleminderit të gjithëve edhe një herë, për mirësinë tuaj dhe për këtë nder të jashtëzakonshëm. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku për ta bërë komunitetin tonë edhe më të mirë”, u shpreh Haliti në ceremoninë e pranimit të plaketës.

Joe Haliti ka bublikuar në Facebook fotografi nga cetremonia e dorëzimit të mirënjohjes.

Joe Haliti ka mbërritur në New Jersey në fund të viteve 1980, si emigrant nga Shqipëria. Me të mbërritur në SHBA ai ka nisur punën në restorantet e familjes Haliti.

Please follow and like us: