Albspirit

Media/News/Publishing

Premiera botërore e veprës “Catena IV” e kompozitorit Thoma Simaku

“…një program me formë aq të përsosur”

Reçension i mrekullueshëm për koncertin e pianistit britanik Danny Driver në sallën më prestigjoze të Londrës, Wigmore Hall, ku u dha premiera botërore e veprës “Catena IV” e kompozitorit Thoma Simaku

Artikulli është publikuar këto ditë nga Shtẽpia Botuese e Universitetit të York-ut (UYMP) në Angli.

https://www.uymp.co.uk/news/2025-03-11-a-programme-so-perfectly-shaped-wonderf

I cilësuar nga kritika si “kënaqësi e pastër”,  një reçension i mrekullueshm i koncertit të pianistt britanik Danny Driver në fillim të janarit në sallën Wigmore Hall, sapo është publikuar nga Revista më prestigjoze për muzikën klasike në Britaninë e Madhe, Gramophone, në rubriken “Pranverë 2025: Reçensione të koncerteve të drejtpërdrejta”.

Si “vepër qendrore”, në program, “e vendosur në mënyrë ideale në këtë recital”, koncerti përfshinte premierën botërore të pjesës “Catena IV” e kompozitorit shqiptar me banim në Angli Thoma Simaku.

Kritiku britanik shkruan:  “Duke filluar me dy Nocturne të Chopin, pianisti vazhdoi me interpretimin e  muzikës provokuese të Ligetit si një seri përshtypjesh shumë atmosferike, duke sugjeruar një udhëtim emocionues eksplorimi. Dhe si veprer qendrore në programin e tij, ai dha premierën botërore të Thoma Simakut të titulluar Catena IV, që ishte  vendosur në mënyrë ideale në këtë recital pasi seksioni i katërt i ceprës është një homazh për Chopin (i ndërtuar në notat e sakta të fillimit të Baladës së Parë të Chopin-it), seksioni i tij i pestë një homazh për Ligetin, dhe seksionin e tetë i titulluar “Ligeti takon Chopin”. Gjithçka ndihej si një improvizim, herë njërrokësh, herë me fjali të zgjeruara, dhe herë me nota të larta kristalore që kontrastonin me pizzikatot në brendësi të pianos në telat e regjistrin e ulët.

 Pianisti i rrumbullakosi programin e tij me një sekuencë pjesësh nga Chopin dhe Fauré që vinin nga zemra. Nuk kishte asnjë encore – dhe pse duhej të kishte një të tillë, me një program të konceptuar në mënyrë aq të përsosur”?’

https://www.gramophone.co.uk/international-piano/review/article/spring-2025-live-concert-reviews

Please follow and like us: