Albspirit

Media/News/Publishing

Ruben Avxhiu: Këto institucione duheshin reformuar, jo mbyllur

Burokracia e stërfryrë shtetërore amerikane ka plot se ku mund të shkurtohet e modernizohet.

Është absurde që pas mbylljes së USAID, vijnë mbylljet e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë e mjeteve të tjera të informimit publik amerikan në botë.

Ashtu si USAID-i edhe mjetet informative, nga kostot, shpenzimet e tyre janë më pak 1% e buxhetit amerikan. Nga cilësia, ideologjia, dhe personeli mund të ishin reformuar e riorganizuar, në vend që të mbylleshin. Nuk ka politikë të jashtme pa pushtet të butë.

Në një kohë kur media shtetërore ruse dhe kineze forcohen, e hyjnë tani në çdo vend, përfshi edhe vetë hapësirën amerikane, SHBA mbyll altoparlantët e saj. Mbyll programet e saj humanitare. Mbyll kanalet e influencës jashtë politikës.

Për shqiptarët roli i “Zërit të Amerikës” dhe i “Radio Evropa e Lirë” do të mbetet historik. Zëri i tyre kumboi ndërsa perandoria sovietike rrëzohej në kufi të dy epokave.

Më duket megjithatë se qesh më mirë ai që qesh i fundit. Dhe i vetmi që po qesh, në fund sot, është sigurimsi i vogël i KGB-së, spiunuesi i shokëve, dhe zuzari i oligarkëve, Vladimiri Putini i Kremlinit.

Please follow and like us: