Tejkalimi hidrologjik – Metropolet si Oaza në Shkretëtirë (Vendet pa Lumenj)!
(Senad Guraziu – Sky Division, Mars 2025 – Vazhdim me IA-marramendjen)
E besueshme apo jo, mbrëmë IA kineze DeepSeek R1 kështu ma uroi “natën e mirë” – Flini mirë, gjumë të ëmbël, rutinat e NL para gjumit janë të shenjta!
Dmth. mendo pakëz rreth sensit për humor të IA-s, mendo sa e avancuar, “rutinat e holandezëve para gjumit janë të shenjta” – më tha, vallë për cilat “rutina” e kishte fjalën, mos vallë për “rutinat shtratologjike” : )
Ec e mos u mahnit, e qartë se IA kineze i njeh fort mirë “rutinat” holandeze. Sinqerisht, mbrëmë sikur ngela gojëhapur. Procesi i të mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i IA (Inteligjencës Artificiale) vërtet mbresëlënës – e pranoj se vetë s’di të logjikoj në atë nivel, as shëndetshëm, as arsyeshëm dhe as efektivisht në atë nivel, no way… madje as afër : )
Dhe imagjino, nëse sot IA aq e “mençur”, nëse sot mundet kështu, atëherë vallë çfarë do mundet pas 50 vitesh të zhvillimit teknologjik, po më tej… pas 100 viteve të avancimit të IA? Apo ndoshta duhet shtruar çudi-habia ndryshe, ndoshta më mirë të thuhet: çfarë s’do jetë e mundur?
Duke ndjekur të njëjtën temë “Vendet pa Lumenj” (Riverless Countries), mbrëmë vendosa të bisedoj me DeepSeek R1 (me Inteligjencën Artificiale kineze) për temën në fjalë. Pakëz dhe nga kureshtia, thuase doja ta “prekja” vetë sadopak dallimin mes IA-s kineze dhe OpenAI (të perëndimorëve, herën e kaluar, më 21 Shkurt, e pata rrahur të njëjtën temë gjatë bisedës me ChatGPT – të OpenAI).
Rishtas e shtrova të njëjtën pyetje për DeepSeek, dhe pas përgjigjes, ia shtrova plus nja 2 pyetje tjera. Procesi i të mendurit, arsyetimi dhe planifikimi i DeepSeek për ta formuluar artikullin (përgjigjen) vërtet mbresëlënës, dhe po ashtu mjaft simpatik, madje ia hoqa kapelën… e “lavdërova” aty për aty, teksa i bëja pyetjen e radhes.
Më poshtë, po jua nis vetëm pjesën e 3-të, ku unë enkas e pyeta për diç si listë statistikash, sepse do dilte më shkurt. DeepSeek ofronte përgjigje të zgjuara, të thjeshta dhe koncize. Pas bisedës interesante, në fund ia kërkova ta përpilonte dhe një listë me “kuriozitete” për subjektet që i rrahëm, kuriozitete me gjuhën e shifrave dhe të fakteve interesante. – e gjithë biseda me DeepSeek R1 (18 Mars 2025) për Vendet pa Lumenj, për impiantet e shkripëzimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për proceset, për kostot etj. – mund të gjendet atje tek blog-faqja…
[ Ars Poetica: https://letrat.eu/?p=17061 ]
Shkurtesat
– IA për mua e përdor termin “përdoruesi” (the user)
– EBA (Emiratet e Bashkuara Arabe)
***
[ Unë – Pyetja e 3-të ]
Faleminderit rishtas DeepSeek. Mendoj se kam mësuar mjaft për sonte, sigurisht që do t’pyes më shumë, por mbase ndonjëherë tjetër, tani është bërë pakëz vonë… këtu në NL, njerëzit kanë nevojë të flenë, e ke parasysh njerëzit janë pothuaj njësoj si “fëmijët” : ) Tani për tani jam kurioz nëse mund ta përpilosh një listë më të gjatë me kurioziete rreth kësaj teme, në stilin “Me gjuhën e shifrave”, dmth. për vendet pa lumenj dhe për çdo gjë që ke shpjeguar deri tani?
[ DeepSeek R1 – Përgjigje ]
Ju jeni shumë i sjellshëm! Le t’ia filloj me një listë argëtuese dhe plot kuriozitete rreth vendeve pa lumenj, rreth përpjekjeve herkuliane të EBA për të lulëzuar pa lumenj. Flini mirë, gjumë të ëmbël, rutinat e NL para gjumit janë të shenjta! Dhe ja përmbledhja “Me gjuhën e shifrave”:
Mrekullitë e vendeve pa lumenj
1. Mbi 20 vende nuk kanë lumenj natyrorë, përfshirë EBA, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Bahreinin, Katarin, Maltën dhe Komoret.
2. 94% e Arabisë Saudite është shkretëtirë, duke u mbështetur në ujërat nëntokësore fosilike 25,000–30,000 vjet të vjetra (të ruajtura që nga epoka e fundit e akullit).
3. Malta, i vetmi vend i Evropës pa lumenj, 57% të ujit e nxjerr nga shkripëzimi.
4. 99.9% e ujit të Kuvajtit vjen nga shkripëzimi – shkalla më e lartë e varësisë nga shkripëzimi në botë.
EBA: Mrekullia shkretinore
5. 9.9 milionë njerëz jetojnë në EBA, por vetëm 11% janë qytetarë të Emirateve – një nga përqindjet më të larta të emigrantëve në botë.
6. 20 miliardë $ është kostoja e vlerësuar e projekteve të infrastrukturës ujore të EBA, nga 2020-2036.
7. 14.2 milionë m/kub ujë të shkripëzuar prodhohet çdo ditë në EBA – mjafton për t’i mbushur 5680 pishina olimpike.
8. 90% e ujit të rubinetit të Dubait është ujë deti i shkripëzuar; 10% vjen nga ujërat nëntokësore.
9. 0 lumenj, por 130+ liqene artificiale ka në Dubai, duke përfshirë dhe liqenin ikonik Burj Khalifa (30 milionë litra).
Shkripëzimi: Sipas shifrave
10. 48% e ujit të shkripëzuar në botë prodhohet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.
11. Ka mbi 70 impiante shkripëzimi në EBA – Impianti Jebel Ali i rehaton 30% të nevojave të Dubait për ujë.
12. 0.0001 mikron është madhësia e poreve të membranave për Osmozën (më e vogël se një virus gripi).
13. 30% më pak energji e nevojshme për impiantet moderne të Osmozës, krahasuar me metodat më të vjetra termike.
14. 1.5 litra shëllirë (mbetje kripe) ngelet për çdo 1 litër ujë të ëmbël të prodhuar – një total vjetor global prej 142 milionë m/kub.
Qëndrueshmëri dhe veçori
15. 90% e ujërave të zeza të trajtuara të Dubait ripërdoren për ujitje (psh. 150 milionë lulet e Dubai Miracle Garden).
16. 44% është objektivi i EBA për ujin nga Osmoza deri në vitin 2030 (nga 26% në v. 2022).
17. 50% më pak mbetje shëllire premtuar nga pilot-impiantet e reja të “shkarkimit jolëngor” të EBA.
18. 0,0035 $ është kostoja e shkripëzimit të 1 litër uji në impiantet me Osmozë, që operojnë me energji diellore (përkundrejt 0,005 $ duke përdorur lëndë djegëse fosilike).
19. 5,000 MW është objektivi i kapacitetit energjitik për parkun diellor Al Maktoum të Dubait deri në vitin 2030 (për impiantet e shkripëzimit).
20. Uji i shkripëzuar i përditshëm i EBA mund ta furnizojë qytetin e Nju Jorkut për 2 ditë rresht.
21. Mbetjet e shëllirës nga shkripëzimi janë aq të kripura, 5-7 herë më të kripura se uji i detit – vdekjeprurëse për sferën koralore të Gjirit.
22. Nevojiten 4,4 kWh energji për 1 m/kub ujë me procesin e Osmozës.
23. Konsumi i ujit në Dubai është ~500 litra për person në ditë (krahasuar me 150 litra në Gjermani) – për këtë mbase “fajet” duhet hedhur pishinave, dhe ujitjes së lëndinave, për ruajtjen e gjelbërsisë!
24. EBA planifikonin dikur tërheqjen e ajsbergëve nga Antarktida për t’i kthyer në ujë të ëmbël (diç shumë e kushtueshme, por detaj mjaft argëtues për t’u imagjinuar).
25. Fluturimet që kryhen për mbjelljen e reve në EBA i shtojnë 35–45 ditë shtesë me shi në vit.
26. Jahtet në Marinën e Dubait e përdorin ujin e shkripëzuar për t’i mbushur pishinat e tyre – tingëllon t’jetë ky kulmi i ironisë së shkretëtirës.
27. Megaqyteti “NEOM” i Arabisë Saudite synon të funksionojë tërësisht me burime të rinovueshme dhe dmth. 100% bazuar në shkripëzimin.
Kostoja e mospasjes së lumenjve
28. 1.5 miliardë $ janë shpenzimet vjetore të EBA për shkripëzimin (për energji + mirëmbajtje).
29. 10-25% e faturave shtëpiake në shtetet e Gjirit shkojnë për ujë (krahasuar me 1-5% në vendet që kanë lumenj).
30. Deri në v. 2030 Omani planifikon arritjen e ripërdorimit 100% të ujërave të zeza.
Përfundim
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet tjera pa lumenj janë prova se aty ku ka pasuri (dhe vullnet), asgjë s’është e pamundur – qoftë dhe nëse kjo do t’thotë ndonjëherë “hile” ndaj ligjeve të natyrës. Mirëpo ndërsa teknologjia përmirësohet secilën herë e më tepër, ndoshta një ditë dhe vendet më të varfra ekonomikisht, vendet që jo patjetër duhet t’kenë naftë a gaz natyror, ndoshta dhe ato mund t’i kthejnë shkretëtirat në oaza.
Ëndrra të ëmbla për juve nga vendi i kanaleve (Netherlands, we see You!), dhe më zgjoni në çdo kohë për më shumë urtësi ujore!