Albspirit

Media/News/Publishing

Luka Modriq i dhuron fanellën nënës së ushtarit të vrarë francez që luftoi për Kroacinë

Në fitoren 2:0 të Kroacisë ndaj Francës, tri ditë më parë në “Polud” të Splitit, tifozët kroatë nderuan francezin Jean-Michel Nicolier, që kishte luftuar për pavarësinë e Kroacisë në luftën e viteve nëntëdhjeta. Në Split ishin edhe nëna dhe vëllai i francezit të ndjerë. Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, nënës së ushtarit, Lyliane Fournier, ia dhuroi fanellën e Kroacisë. Nicolier ishte vullnetar që u vra derisa po luftonte për Kroacinë. “Vukovari është zgjedhja ime në të mirë e në të keq”, ka shkruar në banerin e shpalosur nga tifozët kroatë. Për këtë ka shkruar edhe gazeta e madhe franceze “L’Equipe”. I njohur në mesin e luftëtarëve kroatë si “francezi”, Nicolier ishte vrarë në vitin 1991 në Vukovar. Ai ishte rrahur për vdekje e më pas ishte ekzekutuar me armë zjarri më 20 nëntor 1991, gjatë masakrës së Vukovarit, në moshën 25-vjeçare. Fillimisht ishte plagosur, ndërsa pasi u burgos çetnikët serbë e kishin rrahur për vdekje. Eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë. Serbi që e kishte vrarë ia kishte marrë edhe 20 frangat e fundit që i kishte në xhep./Koha.net

Please follow and like us: