Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën. Lajm i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij. Saimir Demi është vëllai i gazetarit dhe moderatorit Enkel Demi. Moderatori Enkel Demi reagoi pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij. Enkel Demi tregon se ai humbi jetën në moshën 57-vjeçare mesditën e kësaj të diele në spitalin Infektiv, ku ishte i shtruar për shkak të sëmundjes së rëndë. Lamtumira e fundit për gazetarin e njohur sportiv do të jepet nesër.

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish-Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, u shpreh Enkel Demi.

Please follow and like us: