Senad Guraziu: Kurrë mos u shtir gjoja “fotograf” me iPhone
[ kurrë mos u shtir gjoja “fotograf” me iPhone – fjala e fundit e AI për foto-realizmin ]
(senad guraziu – sky division, m 2025).
…cili fotograf amatorial s’do ma kishte “lakmi” për këso fotosh (dhe atë pa patur aparat fare, s’kam fare, as Kodak as Panavision : )
dhe po ashtu cili fotograf profesional s’do m’i lavdëronte fotot e tilla (pa patur aparat fare, as të lirë as të shtrenjtë, ok e kam kamerën e iPhone por kurrë s’ka bërë foto kaq të kthjellta, ndoshta dhe s’di ta përdor si duhet, mund t’jetë dhe mosdije qëkur s’e përdor gati kurrë… por prapë, nuk justifikohet iPhone dot, s’i shitet, edhe symbullur nëse t’shkrepja fotot duhet gjithmonë cilësore, e sidomos kur i fotografojmë bukuroshet, veglat e bëjnë punën njeriu lavdërohet, ashtu thotë urtësia e popullit, gjithmonë ashtu ka qenë, pse t’mos vlejë dhe për iPhone – por jo, për fat të keq me kamerën e iPhone ngelesh n’baltë, bëhesh gazi i botës – s’po i jap “këshillë” kujt meqë s’di as për vete, por thjesht si sugjerim miqësisht: kurrë mos u shtir (e sidomos jo para miss-eve) gjoja “fotograf” me iPhone : )