Zanë Mali: Kur qielli foli shqip!
24 mars
qielli u ul mbi ne
shpresën që flinte në hi ndezi.
*
NATO trokiti
portat e errëta
një botë e lodhur në heshtje
krismat nuk qenë më frikë por
fjalë.
*
Ju po dëgjoheni
Retë e trazuara
hapnin dritare
jo varre.
*
Një gjuhë tjetër e lirisë erdhi
Çdo dritë që rrëshqiste nga qielli
një yll binte në anën tone.
*
Në zemrat tona
liria nisi të ketë zë.
Please follow and like us: