Ka dhe më keq se politikanët shqiptarë, Lukashenko-7 herë president
Lukashenko është betuar sot si president i Bjellorusisë në mandatin e tij të shtatë. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në Sallën e Madhe Ceremoniale, salla më e madhe në Pallatin e Pavarësisë, sipas “BelTA”. Më shumë se 1 100 njerëz ishin të ftuar në ceremoni. Ceremonia u hap nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Igor Karpenko, i cili deklaroi se Lukashenko ishte zgjedhur president i vendit me vullnetin e popullit të Bjellorusisë, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit 2025, Lukashenko u zgjodh president i Republikës së Bjellorusisë duke marrë 86,82% të votave ose 5,136,293. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve në mbledhjen e 3 shkurtit./atsh