Albspirit

Media/News/Publishing

Botimet “PAV EDIZIONI” publikon librin e poetit të mirënjohur Mujë Buçpapaj, me titull “IL TORMENTO DELL’UNIVERSO – MUNDIMI I UNIVERSIT”

POEZIA E MUJË BUÇPAPAJT, ËSHTË FOTOGRAFIA NË VARGJE E PËRVUAJTJEVE TË KOMBIT TË TIJ. Poezitë janë përkthyer nga Angela Kosta, redaktore e tre revistave si dhe promovuese kulturore globale. Shtëpia Botuese “PAV EDIZIONI” në Romë boton përmbledhjen poetike me poezi të përzgjedhura të autorit shqiptar, poetit me famë ndërkombëtare Mujë Buçpapaj. Poezitë janë përkthyer nga Angela Kosta, redaktore e tre revistave si dhe promovuese kulturore globale.

“IL TORMENTO DELL’UNIVERSO – MUNDIMI I UNIVERSIT” nga Mujë Buçpapaj, është fotografia në vargje e përvuajtjeve të një populli dhe një vendi të goditur rëndë nga lufta. T’u japë zë të vdekurve dhe të gjallëve në Kosovë, mendon pikërisht Buçpapaj me këtë seri poezish të botuara edhe në Shqipëri e të përkthyera tashmë në italisht.

Lirikat që përbëjnë “Il Tormento dell’Universo” janë fragmente të një panorame të shkretuar, imazhi i dhimbjes së një populli të torturuar nga një konflikt tejet i ashpër, siç i percepton dhe i rrëfen me mjeshtëri autori përmes poezisë. Ndjenjat e humanizmit dhe të mëshirimit, janë forca lëvizëse e kësaj vepre.

Vargjet e Buçpapajt janë të ndërthurur plot trishtim melankolik, të cilat vërshojnë në çdo pasazh përshkrues. Megjithatë, edhe pse prania e dhimbjes është përçuese, poeti shqiptar gjen mënyrën për të ngritur peshë (në një kontekst të shëmtimit të tmerrshëm), instrumentin që mendon se i përket më së miri: poezinë. Dhe kështu, “Il Tormento Dell’Universo”, shënon triumfin e mahnitshëm dhe të përjetshëm të bukurisë së artit mbi mizoritë e pafundme të botës.

(Nga PAV EDIZIONI – Mars, 2025)

Please follow and like us: