Ismet Hajrullahu: Nga Ilirët te UÇK-ja, Saga Historike e Kosovës
Historia e Kosovës është një testament i qëndrueshmērisē, dhimbjes dhe aspiratēs pēr liri që shtrihet nga lashtësia ilire deri në sfidat e shekullit XX dhe më tej. Ky rrëfim përfaqëson më shumë se sa një analizë; ai përbën një udhëtim të palëkundur të një populli që i ka mbijetuar pushtimeve, represionit dhe sfidave më të mëdha, duke ruajtur identitetin dhe shpirtin e tij.
Trashëgimia e ilirëve është fillimi i këtij udhëtimi. Dardania, zemra e civilizimit ilir, ishte një rajon ku tregtia, mineralet dhe organizimi politik ndërthureshin pë te krijuar një shoqëri qē lulëzoi në zemër të Ballkanit ose thën më mirë në zemër të gadishullit ilirik.
Ilirët jo vetëm që mbështeteshin te burimet e tyre natyrore, por edhe ndërtuan një sistem vlerash që u bë baza e kulturës shqiptare. Fiset ilire, të udhëhequra nga kodet morale dhe etike të tyre, u ndërtuan mbi lidhjen e ngushtë me natyren dhe tokën. Lëvizja e sotme në Kosovë për rikthim te besimi i të parëve është një dëshmi e përpjekjeve për të rikujtuar këtë trashëgimi të hershme. Kjo është më shumë se sa një lëvizje shpirtërore; është një thirrje për të afirmuar rrënjët dhe vlerat qē i kanë bërë shqiptarët të veçantē.
Kosova, nën Perandorinë Romake dhe mē pas Bizantine, u transformua në një nyje tregëtare dhe kulturore. Ndikimet romake ndihmuan në urbanizimin e rajonit, duke ndërtuar rrugë dhe qytete si Ulpiana dhe ishin qendra të zhvillimit. Me ardhjen e Bizantit, krishterimi u bë feja mbizotëruese, duke formuar një bazë shpirtërore që jeton ende në traditat lokale.
Strukturat e ndërtuara nga këto fuqi të mëdha dëshmojnë për një rajon qē ishte gjithmonē në qendër të zhvillimeve historike.
Me ardhjen e Perandorisë Osmane, Kosova kaloi pesë shekuj që përfaqēsonin transformime të mëdha, por edhe rezistencë të vazhdueshme. Prizreni dhe Peja u kthyen në qendra administrative dhe kulturore qē lidhnin rajonin me rrjetet tregëtare osmane.
Islamizimi solli një ndryshim në strukturen sociale, por nuk e pushoi kurrë aspiratën për autonomi. Kryengritjet e shqiptarëve kundër pushtetit osman ishin simbol i shpirtit të qëndrueshëm të popullit të Kosovës.
Shekulli XIX, me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mē 1878, shënoi një kthesē të madhe në historinë shqiptare. Kosova ishte në qendër të kësaj lëvizjeje, duke kontribuar në afirmimin e të drejtave kombëtare dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare. Njëkohësisht, lëvizja e Rilindjes Kombëtare përforcoi ndjenjen e identitetit kombëtar dhe organizimin politik të shqiptareve.
Shekulli XX solli dhimbje të jashtëzakonshme për Kosovën. Pas Luftës së Parë Botërore, rajoni u përfshi në Mbretërinë Jugosllave, ku shqiptarët përjetuan represione të mëdha dhe politika diskriminuese. Lufta e Dytë Botërore nuk ndryshoi shumë këtë fat tragjik, megjithëse shqiptarët vazhduan të pëpiqeshin për liri dhe autonomi. Por periudha më errët erdhi në vitet ’90, kur humbja e autonomisë dhe politika e spastrimit etnik, nga regjimi serb çuan në shkatërrime masive dhe vuajtje të pamasë. Siç thuhet në në librin “Lufta e Fundshekullit XX për Kosovën”: “Dhimbja e Kosovës nuk ishte thjesht i rezultat i represionit, ajo ishte një kulmin e një lufte për të mbijetuar si popull dhe si identitet”. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) luajti një rol vendintar në ndryshimin e kursit të historisë, duke mobilizuar popullin dhe tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Fushata e NATO-s më 1999 shënoi fundin e një periudhe tē gjatë tē dhimbjes dhe fillimin e një epoke të re për Kosovën.
Por historia e Kosovës nuk ishte vetëm një kronikë lufte dhe dhimbje. Ajo pasqyron shpirtin e paepur të një populli që nuk humbi asnjëherë shpresen për një të ardhme më të mirë.
Lëvizja për rikthim te besimi i tē parëve tregon se Kosova nuk është vetëm njē tokë e dhimbjes dhe triumfit, por edhe një qendër të ripërtëritjes shpirtërore që afirmon vlerat e saj tē lashta. Nga ilirët e lashtë te sfidat e shekullit XX, Kosova qëndron si një simbol i aspiratës për liri, drejtësi dhe dinjitet.
Thjesht “Kosova është dëshmi se liria nuk lind pa dhimbje, por shpresa e njē populli e bën atë të pavdekshme”.