Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: In memoriam, Zoica Haxho!

Sot është ditëlindja jote.

Të gjej, siç të kërkoj padashje, gjithandej, shpesh me ndrojtje, me zë të flas dhe endem me ty si në park, në heshtje.

Pres të më thuash çfarë mendon, për ç’ndanim çdo ditë, një pjatë të thjeshtë a lulet që sillje kur ecje në fushë, për njē libër a varg, për një melodi që gati ishe në gjest ta kërceje.

Aty, mbi divan që sapo më shihje tek dera, ngriheshe edhe pse e pamundur, të më jepje një puthje, tek më ndiqje e përmalluar me sy, sikur ta dije.

Tek hyrja e dhomës gjithmonë gjysëm e hapur e drita e zbehtë para se të flije, tek ajo lëkundje ajri që valëzohej kudo si jehonë, tek ajo që mbushte çdo zbrazësi me qenien tënde!

Të ndjej që je brenda meje, shpesh deri në dhimbje, sa veten shkund të mos humbas në humbje.

E përsëri tërësisht më mungon, ngrohtësia e përqafimit tënd, dhe shkëndija e gëzimit tek shikimin yt … si mund i mjeri njeri të mësohet pa të.

Hirushja ime, thëngjill zemre!

Please follow and like us: