Gruaja më e bukur në botë, shqiptarja Fevzia
Panteoni i bukurisë femrore të shekullit XX nxori në pah disa gra të bukura që asnjë shekull pasardhës nuk ka për ta zbehur bukurinë e tyre Ato janë bërë simbol i bukurisë femërore dhe emrat e tyre qëndrojnë më lart se bukuroshet e shpallura nëpër sallone bukurie dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk ka patur mashkull që i ka parë e të mos ketë ëndërruar për gra të tilla si Ava Gardner, Grace Kelly, Elizabeth Taylor, Greta Gabro, etj. Por nga të gjithë gratë e bukura të botës në shekullin XX, thuhej se njëra ka qenë më e bukura, e cila nuk ishte aktore hollivudiane, modele, apo një grua publike e njohur nga e gjithë bota. Ajo ishte një princeshë dhe njëkohësisht një mbretëreshë fanatike që do ta kishte për turp ta shpallnin gruan më të bukur në botë.
Emri i saj është Fawzia (Fevzia) Fuat Ali ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin. Princeshë Fevzia ishte bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit, i pari mbret egjiptian i kohëve moderne, ajo është e njohur edhe si motra më e madhe e fatkeqit mbretit Faruk, të cilin shqiptarët e kanë dëgjuar më të shumti, pasi ai i dha strehë mbretit Zog të Shqipërisë pas arratisjes së tij nga Shqipëria në prill të ’39. Para se të flasim për Fevzien e bukur, le te themi dy fjalë për familjen e saj mbretërore dhe origjinën e tyre të pamohueshme shqiptare. Background i Familjes së Fevzies Tashmë është e njohur që Familja Mbretërore Egjiptiane ishte një familje shqiptare e mbetur atje që nga koha e themeluesit të Egjiptit modern nga gjenerali shqiptar, i madhi Mehmet Ali me origjinë nga Zëmblaku i Korçës (jo nga Pojani siç flitet), i dërguar në Egjipt nga Sulltani turk për të shtypur rebelimin Mamluk (Mamluk në arabisht do të thotë i huaj ose edhe i bardhë) pas tërheqjes së ushtrisë së Napolen Bonopartit. Mehmet Ali shkoi në Egjipt në vitin 1805 në krye të një ushtrie turke të udhëhequr nga një bërthamë ushtarësh shqiptarë prej 6000 trupash, të përzgjedhur nga vetë Mehmet Ali. Ai i nënshtroi mamlukët me luftë dhe me dredhi dhe vendosi në Egjipt dinastinë e tij.https://www.youtube.com/embed/OnuzzOmk1j4
Dinastia
Sundimi i Mehmet Ali Shqiptarit në Egjypt pasqyrohet me hollësi sipas dokumentave të shumta të lëna nga personalitete të ndryshme botërore të asaj kohe. Por merita me madhe për trashëgimin e emrit shqiptar është e vetë Mehmet Aliut, i cili nuk dinte të fliste asnjë gjuhë tjetër përveç shqipes dhe që shpesh thoshte me mburrje se ishte një shqiptar e bir shqiptari e që mundohej të bëhej një egjiptian (arab) i mirë. Ai filloi të mësojë turqisht dhe arabisht në moshën 45 vjeçe, po në këtë moshë filloi të mësoi edhe të shkruante për herë të parë në jetën e tij, pasi shqipja nuk ishte gjuhë e shkruar.
Duhet përmendur këtu që Mehmet Ali nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë, nga e cila varej, por drejt Perëndimit dhe veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë ku edhe i shkolloi fëmijët e tij. Fevzia ishte stërmbesa e tij, vajza e Fuatit, i cili ishte bir i Ismailit, djalë i Ibrahim Pashës. Gjyshi i saj, Ismaili në vitin 1867 vendosi titullin e lartë Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull i cili ngeli deri në vitin 1914 kur i biri i tij dhe babai i Fevzies e shpalli veten mbret dhe shkëputi të gjitha lidhjet me Perandorinë Turke tashmë të shkatërruar. Pas 1917 do të quhej sulltan dhe pas vitit 1923 ai do të shpallej përsëri mbret. Ndërtimi i Egjiptit modern Egjipti do të fillonte të bëhej modern me ndërtesa të bukura dhe me një infrastrukturë moderne, është vepër kryesisht e Ismailit, po ashtu edhe me hedhjen e bazës për ndërtimin e Kanalit të Suezit, të cilin do ta përfundonte i biri Fuat së bashku me vëllanë Said, emrin e të cilit do të merrte dhe Porti Said. Një nga veprat e tij më të bukura është shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil, në një Parajsë Tokësore. Sot atje është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit dhe mban një emër shqiptar, për të cilin do të shkruaj një herë tjetër. Do të ishte Mbreti Ismail ai, që do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite dhe do të hapte rrugën e modernizimit.
I edukuar në Paris dhe Vienë, njohës i shkëlqyer i një numër gjuhësh europiane, megjithëse në kokë mbante fesin tradicional turk, ai admironte Europën. Dhe u përpoq që, gjatë sundimit të tij, Egjipti të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të Europës. Gjatë regjimit të tij, kolonia e shqiptarëve në Egjipt, apo siç njihej, “Shqiptarët e Misirit”, njohu një rritje të madhe. Shqiptarët ishin vendosur kryesisht në Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyçe në administratën dhe ushtrinë egjiptiane. Më poshtë keni të gjithë portretet e sundimtarëve të Egjiptit që nga 1805 deri në vitin 1953, të gjithë me origjinë shqiptare. Fundi i Dinastisë
Kjo dinasti qeverisi në Egjipt për 147 vjet, deri në vitin 1952 kur Mbreti Fark u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak të udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi njëherë e përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e Dinsatisë Shqiptare të Egjiptit sot jetojnë në Zvicër. Fuati I, Babai i Fevzijes Nga martesa e dytë e Sulltan Fuatit, (më 1917 e shpalli veten sullatan të Egjiptit), me zonjën Nazli Sabri (1894-1978) në 26 maj 1919 në Bostan Sarai, do të lindte vajza më e bukur e Egjiptit dhe e botës, Fevzia, (kjo sipas thënieve të gjithë atyre që e kishin parë). E ëma e Fevzijes ishte bijë e Abdu’r-Rahim Pasha Sabri, ish Ministër i Bujqësisë dhe kryebashkiak i Kajros me origjinë po shqiptare. Gruaja e tij quhej Tefika Kahnum, mbesë e ish ministrit të jashtëm të Egjiptit, i cili rridhte nga një familje me gjak franko-shqiptar. (Mbesë e Sulejman Pashës, një oficer i lartë francez i Napoleon Bonopartit që ishte konvertuar në musliman) Fuati do të kishte pesë fëmijë; princeshë Fajzen, princeshë Fevzien, Faiken, Fatijen dhe një djalë, mbretin e ardhshëm Faruk. Fuati vdiq në Kaba Sarai në Kajro dhe u varros në Khedival Mauzoleum në xhaminë ar-Rifai po në Kajro. Khedive Ismaili (gjyshi i Fevzies) dhe i ati i Fuatit nuk ishte një njeri i kufizuar nga politika. Ai kishte një pasion të zjarrtë për ndërtime dhe rregullime në mënyrën më moderne të kohës në Egjiptin e qeverisur nga shqiptarët. Infrastruktura moderne e Egjiptit është vepër e tij, po ashtu baza industriale për ndërtimin e Kanalit të Suezit është po vepër e tij. Tre djem të tij dhe një nip ju bashkuan mbretërimit të Dinastisë Shqiptare në Egjipt të trashëguar nga Mehmet Aliu. I ati i Fevzies, Fuati ishte djali i dymbëdhjetë dhe më i vogli i Ismailit. Ky do të ishte dhe një nga mbretërit më antiotomanë që iu kundërvu Perandorisë Otomane me kulturën e tij perëndimore. Ishte kjo kohë kur Egjipti u vu nën influencën e Britanisë së Madhe. Për t’u mbrojtur nga sulmet ruso-turko-franko, Egjipti u vu nën protektoratin anglez dhe mbretërinë e shpallën sulltanat.