Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Në rrjetën e fatit

Brenda rrjetës së fatit të flijuar;

Nuk mund të jem posedues i kohës sime.

*

Mungesa e dritës, ma shton peshën e ankthit;

Atij ankthi me ngjyrën e territ;

Që unë aspak nuk ia kam frikën;

Se vetëm zhurma e shiut i bën shoqëri.

*

I ka ardhur fundi, është në agoni.

Mes shkëndijave të gjumit të mesnatës;

Isha i dehur, nga aroma e luleve të livandës;

Lundroja në detin e kujtimeve të mia.

*

Në blerimin e fushave, ku merr frymë liria.

Çastin e ëndërrimit, ma prishën dy gjëra:

Një e lehur plot inat, që gjithnjë më shqetëson;

Dhe ankimi i derës së pavajosur në pavion.  

Please follow and like us: