Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin Guma: Naum Priftit

Në kremtimin e ditëlindjes së shkrimtarit të madh në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea”, Tiranë 21 mars 2025.

Naum, zemër e Kolonjës

Shkruajte gjithmonë për atdhe

Drama, tregime poetike

Të epokave përmbi dhe.

*

I bëre të pavdekshëm

Rehovë, male e Gramoz

Dhe kodrinat e gjelbëruar

Fushat, brigjet hijeshuar.

*

Ti shkrimtar i të rinjve

Që këndove miqësinë

Atje te Çezma e Floririt

Lindën fije dashurie.

*

Hyri yt nga larg erdhi

Vajzat mbajtën amanetin

E shpërndanë në çdo anë

Si mesazh s’e tret as deti.

*

Dhe në fshatin tënd të lashtë

Në livadh e në avlli

U përhap si parfum jete

Hyri yt plot madhështi.

Please follow and like us: