Elon Musk ia shet X-in kompanisë së tij xAI
Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk njoftoi se ka shitur kompaninë e tij të medias sociale, X, kompanisë së tij të inteligjencës artificiale xAI.
”Marrëveshja e të gjitha aksioneve është me vlerë 45 miliardë dollarë, përfshirë 12 miliardë dollarë borxh”, shkroi Musk në X.
”Marrëveshja vlerëson xAI në 80 miliardë dollarë dhe X në 33 miliardë dollarë”, sipas postimit të tij.
“E ardhmja e xAI dhe X janë të ndërthurura. Sot, ne zyrtarisht ndërmarrim hapin për të kombinuar të dhënat, modelet, llogaritjen, shpërndarjen dhe talentin”, tha ai.
“Kompania e kombinuar do të ofrojë përvoja më të zgjuara dhe më kuptimplota për miliarda njerëz, ndërsa do t’i qëndrojë besnike misionit tonë kryesor për të kërkuar të vërtetën dhe avancimin e njohurive”, tha Musk.
“Kjo do të na lejojë të ndërtojmë një platformë që nuk pasqyron vetëm botën, por përshpejton në mënyrë aktive përparimin njerëzor”, theksoi Musk.
X është ndërtuar mbi shërbimin e mikroblogimit Twitter, të cilin Musk e bleu në tetor 2022 për rreth 44 miliardë dollarë./atsh