Trump: Grenell dhe Friedman, kandidatët potencialë për ambasador të SHBA-së në OKB
Presidenti Donald Trump tha të hënën se kishte disa kandidatë potencialë për ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke përfshirë Richard Grenell, një ish-ambasador në Gjermani dhe David Friedman, një ish-i dërguar në Izrael. Javën e kaluar Trump tërhoqi nominimin e Përfaqësueses Elise Stefanik për postin për shkak të shqetësimeve se dalja e saj nga Dhoma e Përfaqësuesve mund të kërcënojë shumicën e ngushtë të republikanëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, emëroi Richard Grenell në muajin shkurt, si drejtor ekzekutiv të përkohshëm të Qendrës ‘John F. Kennedy’ për Artet Performuese në Uashington. Ndërsa me të marrë detyrën në janar, Trump i besoi Grenellit postin e të dërguarit për misionet speciale. Richard Grenell, mandatin e parë të Trump ka qenë këshilltar i tij i besuar për politikën e jashtme dhe ish-ambasador i SHBA në Gjermani.
Gjithashtu, Richard Grenell ka shërbyer më parë si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe ka luatur një rol kyç në bisedimet e paqes Serbi-Kosovë. Ndërsa David Friedman ka shërbyer si ambasador i SHBA në Jeruzalem. Friedman njihet si një nga avokatët më të zëshëm të Donald Trump.