Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Goga, shkrimtari humorist që militon në Forcat e Armatosura

Sakip Cami

Kush është Agron Goga?
Agroni është lindur në Rroskovec të Fierit më 2 nëntor 1961. Ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” 1976-1980, Akademinë Ushtarake,1981-1984 dhe disa trajnime jashtë vendit në shumë vende të NATO-s për marrëdhëniet civilo-ushtarake, mardhëniet me publikun dhe median.
Ka kryer detyra të ndryshme ushtarake deri në vitin 1994. Ra në sy për talentin e tij si shkrimtar humorist dhe si masovik. Për këtë caktohet shef i marrëdhënieve me publikun në Forcën Detare,1994-2007. Nga 2007-2013 shef i sektorit të Multimedias në Qendrën Kulturore të Forcave të Aramtosura, nga viti 2013 e në vazhdim punon në sektorin e aktiviteteve në Qendrën e Kulturës së FA RSh. Nga krijimtaria e tij në vite shquhen telekomeditë, paroditë, dialogjet, skeçet etj, të shkruara prej tij e të interpretuara nga aktorët e shkelqyer Behar Mera dhe Rita Lati e shumë të tjerë si nga i paharrueshmi Fadil Hasa, Vasillaq Vangjeli, Natasha Sela, Veli Rada, Muharrem Hoxha etj. Janë mbi 10 telekomedi në të cilat ai është skenarist i tyre, mbi 200 parodi të interpretuara nga aktorët e lartpermendur dhe nga aktorët e humorit të “Portokallisë” e të “Alpazar”.

Krijimtaria artistike e Agron Gogës

-Vëllime me tregime humoristike

• “Vetvrasja e Gomarit” (1996)
• “Si nuk u ngrit një bust për mua!” (2009)
• Për një çikëz Amerikë (2010)
• Lajthitje pleqërie (2011)
• Radha ime të mbush xhepat (2021)
• Komshinjtë e pallatit tim (2025) (në proces shtypi)

-Skenarist e realizues i filmave dokumentarë ushtarakë

• Skenderbegasit. ( TVSH] (1990)
• Detaria shqiptare (1995)
• Ata që zbusin dhimbjen (2006]
• Artistet e ardhshem të QKFA-së, TVSh [2008]
• “Demontimi” (2010)
• Emergjencat civile (2010)
• Oriku i vjetër dhe i ri (2012)
• Dëshmori i Paqes (2006)
• Pandi Zguro nje zë i veçantë, 2013
• Miq në Stamboll 2013)
• Nga Tetova gjer në Vlorë (2013)
• Ikonat e Partizanit (2013
• 5 Vjet në Nato (2014)
• Kisha e Kurjanit (2019)
• Një jetë në stuhi, Dhora Leka (2023)
• Parashutistët (2024)
• Dallandyshet e Para (2024)
• Kompozitori Kujtim Laro 2025) , në proces

-Librete e komedi me Teatrin e Varietesë, Tirane

• Qejflinjtë (2001) Regjisor Sheri Mita
• “Në sallën e gjyqit” (1998) Regjisor Kosta Kamberi
• “Dhuratë për ju” (1999) Regjisor Kosta Kamberi
• “Rrumpallë show” (2000) Regjisor Kosta Kamberi
• “Modeli” (2001) Regjisor Sulejman Dibra

-Telekomedi te realizuara me studio të ndryshme

• Qejflinjte[Faksi urgjent] (2001) Regjisor Sheri Mita
• Një nuse e jashtme (2003) Regjisor Sulejman Dibra
• Bobi (2006) Regjisor Behar Mera
• Një kandar nga amerika (2006) Regjisor Behar Mera
• Sherrxhinjtë [2007] Regjisor Sejfulla Myftari
• Për një kokërr fik [2008] Regjisor Behar Mera

-Skenarist i Videokasetave Humoristike

• Hallall pensionin (2001)
• Të na rrojë komshiu (2002)
• Te Ura e Limuthit (2003)
• Zotni Palloshi… (2004)
• Obo bo… na zunë ethet (2005)
• Oj bareshë,a don lesh? (2005)
• Sekretaria (2006)
• Bingo! (2006)
• Marshallah! [2006]
• Shoku Tahip [2007]
• Të rrimë shtrember e të flasim drejt 2007]
• Tafti bafti [2007]
• Karajfil të zgjodha [2008]
• Dardha e ka bishtin prapa [2005]
• Faqemodhi i lalës [2007]
• Nesër avazi [2004]
• Iku vapa me gushtin , 2008
• Të gjithë kendojnë në një poç [2006]
• 2 n”moje, 3 n’degë [2007]
• Kush mori groshën [2005]
• pas gardhit [2008]
• Një Spiro një Vangjel [2008]

-Autor i skeçeve me “Portokalline” për personazhet:

• Xha Temja
• Aneja
• Jorgaqi
• Terry, etj

-Konsulent i serialit televiziv të TVSh “Piruet”me regji te A. Çuliqit

• Skenarist e shkrimtar i spektaklit Alpazar nga 2012-2024

Disa tregime të vellimit “Si nuk u ngrit nje bust per mua” jane perkthyer e botuar në Revisten Çeke “MEDICINA & UMENI” Nr 1, 2013

Çmime të fituara:

– Çmimi i Parë në Konkursin Mbarekombetar të Letersisë Satiriko-Humoristike “Niko Nikolla” në prozë për vitin 2021 për vellimin me tregime “Si nuk u ngrit nje bust për mua”!

-Çmimi i parë në Konkursin e Komedisë organizuar nga Teatri i Varietesë Tiranë me komedinë
“Një formulë për një dyqan” viti 1996.

Please follow and like us: