Albspirit

Media/News/Publishing

Në Ballkanin historikisht të brishtë, Kosova përsëri përballet me një potencial kërcënimi destabilizues

Rrugëtimi drejt BE-së

Në Ballkanin historikisht të brishtë, Kosova përsëri përballet me një potencial kërcënimi destabilizues
Ismet Hajrullahu

Bashkëpunimi strategjik midis Serbisë dhe Rusisë ka ringjallur frikën e përkeqësimit të sigurisë në rajon, ndërsa tensionet gjeopolitike globale e rrisin urgjencën për veprim.
Sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, forcat serbe kanë rritur kapacitetet ushtarake vitet e fundit, kryesisht përmes bashkëpunimit me Rusinë. Ky bashkëpunim ka përfshirë blerjen e sistemeve të sofistikuara të armatimit, të cilat plotësojnë aftësitë strategjike të Serbisë.
Ndërkohë, Kosova, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, si SHBA-ja dhe BE-ja, ka bërë përpjekje për të ndërtuar forcën e saj të sigurisë. Por, duke pas parasysh përmasat dhe historinë e saj, kërcënimi i një sulmi të koordinuar nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë, nuk mund të injorohet.
Këto tensione janë pasojë e një historie të përhershme të rivalitetetit ne Ballkan. Kujtojmë ndërhyrjen ndërkombëtare në vitin 1999, e cila u bë thelbësore për të ndaluar spastrimin etnik në luftën e fundshekullit XX për Kosovën.
Rëndësia e reagimit ndērkombëtar ndaj tensioneve aktuale nuk mund të nënvlerësohet.
Natyrisht Kosova duhet të përqendrohet në përgatitjen për çdo skenar. Grumbullimi i rezervave të emergjencës, investimi në teknologji mbrojtëse dhe fuqizimi i kapaciteteve të mbrojtjes civile janë hapa të domosdoshëm. Më tej, partneriteti me NATO-n dhe aleatët perëndimorë duhet të forcohen për të garantuar që çdo kërcënim ndaj Kosovës të shihet si një kërcënim ndaj Evropës.
Sekretari amerikan i Shtetit, në një deklaratë të fundit, e përshkroi Kosovēn si “njē partner të qëndrueshëm të paqes” dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes sē saj nga çdo agresion i mundshëm. Këto mesazhe janë jetike për t’i bërë të qartë Serbisë dhe Rusisë se Kosova nuk është vetëm.
Kjo është një thirrje për zgjim që Kosova duhet të përgatitet.
Partnerët ndërkombëtarë duhet të jenë të qartë dhe të vendosur.
Bashkimi dhe vendosmëria janë çelësat për të mbrojtur jo vetëm Kosovën, por gjithashtu paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë.
Në këto situata dhe tensione për Evropën, Kosova gjendet përballë një kërcnimi të përhershëm, të cilin askush nuk mund ta injorojë. Aleanca e ngushtë mes Serbisë dhe Rusisë, e përforcuar nga politika agresive dhe qëllimet hegjemoniste, krijon një skenar të frikshëm për stabiliteti e rajonit dhe sigurinë e Kosovës.
Rusia si një shtet hegjemonist, me synimin e saj për të sfiduar rendin perëndimor, ka dhënë mbështetje te pakursyer diplomatike për Serbinë, duke i mundësuar kësaj të fundit të ushtrojë trysni mbi Kosovën.
Është koha për të investuar më shumë në mbrojtjen kombëtare, për të fuqizuar aleancat strategjike me partnerët ndërkombëtarë dhe për të përgatitur popullatën për skenare të paparashikuara. Mosveprimi mund të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për ne, por për të gjithë Evropën.
Tani është momenti për të treguar se Kosova jo vetëm që është një shtet sovran, por edhe një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.
Kërcënimi ndaj Kosovës është një kërcënim ndaj shtetësisë, demokracisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Një Ballkan stabil është mëse i nevojshëm për një Europë të sigurtë. Dhe për këtë, mbështetja ndaj Kosovës është më rëndësishme se kurrë më parë!

Please follow and like us: