Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Bufi bën bashkë Suharekën, Lushnjen, Beratin, organizata për të drejtat e romëve, për të firmosur një deklaratë për të drejtat e tyre

“Roma Romale 2025” për herë të parë zhvillohet në qytetin e Roskovecit. Festivali është kombëtar, ku grupe nga Tirana, Delvina, Lushnja, Durresi, Mati, Roskoveci, Lezha do të sjellin grupe artistike rome dhe të ftuar specialë grupi nga Maqedonia e Veriut.

Festivali do të drejtohet nga Sokol Guga e Silvana Braçe dhe do të jetë në dy netë të ndara. Sot është një takim i kryetares Majlinda Bufi me kryetarët e qytetarët romë, anëtarë OJF ku do të diskutojnë në tryezë “Çështja rome, në prespektivë e pushtetit lokal”.

Të pranishëm në këtë takim janë kryetari i komunës së Suharekës, kryetaria e bashkisë Lushnje, nënkryetari i bashkisë së Beratit, zv ministrjaa e shëndetësisë, aktivistja e ish zvministrja e arsimit Nora Malaj.

Ky takim, do të ketë në fokus edhe një deklaratë mes kryetarëve të ftuar, e cila do të nënshkruhet për mbështetjen, promovimin e hapësirës që duhet t’i jepet këtij komuniteti. Ky diskutim është nën kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi.

Please follow and like us: