Shpend Xani bëhet pjesë e kinematografisë amerikane
Shpend Xani është një aktor shqiptar i cili ka arritur të bëhet pjesë e kinematografisë amerikane.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xani u shpreh se punon aktor me kohë të plotë, por bën edhe punë të tjera.
“Ka një domethënie të pamatshme. Është më shumë se akademia, është histori më vete. Pjesa e luftës, për gjeneratat e ditëve të sotme, perudha ndahet para covid dhe pas covid. Por për gjeneratën time ndahet para luftës dhe mbas luftës. Po flas për vete, mua më duket sikur ka qenë dje, është shumë e freskët.
Ne jemi larguar prej Prishtinës me tren. Kemi dalë në Maqedoni, në Bllacë. Kemi ndenjur 6 net, pastaj na dërguan në Strugë. Nga Struga erdhëm në Amerikë. Në Amerikë jam ‘full time’ aktor. Kam shumë shoqëri aktorësh, vetëm 1 përqind ekzistojnë prej aktrimit. Punoj edhe dialogue coach, trajner i gjuhës”, theksoi Shpend Xani./abcnews.al