Sinkronizimi i burrave me gratë, mirësjellje normative bontonike
(senad guraziu – ars poetica, pr 2025 – pak humor, diç si humoreske)
“Gratë e Amerikës kanë të drejtë të ndërrojnë mendje” ( Freedom Highway, 1956, seri filmash të shkurtër dokumentarë-edukativë, bërë pothuaj një “shekull” më parë )
…dihet fakti që femrat është e lejueshme të ndërrojnë mendje pa i dhënë askujt llogari, femrat janë pothuaj diç si ato kuantat (e kuantikave), mund t’jenë njëkohësisht 1 dhe 0, edhe=edhe, as=as, shkencëtarët e quajnë gjoja “probalitet i pasigurt” (pasiguri, sepse s’dinë si ta quajnë ndryshe, qëkur s’e kanë idenë mirëfilli as çfarë është, vetë ai Ajnshtajni i madh thoshte “spooky”… dmth. diç si ves fantazmagorik i kuantave : ) femrat edhe kur thonë “po” para unazës së propozimit sakaq mund të ndërrojnë mendje, dhe askush s’guxon të “hidhërohet”, zemrat e femrave ashtu-kështu janë si oqeani i ngjeshur përplot sekrete – thoshte ajo Roza e Titanikut, për xhentil-manat s’lejohen as pikëpyetjet as pikëçuditjet, jo se na qenkan të “lëkundura”, më lehtë të “lëkundshme”, jostabile etj. etj., por thjesht femrat e ndjekin intuitën (të cilin atribut, për fat të keq, meshkujt nuk e posedojnë)…
…dikur rreth viteve 2000, për nja 4-5 vite kompania e famshme Apple e pati përdorur sloganin “Think Different” (Mendo Ndryshe), dhe sikur po e vrisja mendjen, anise amerikanët s’e pranojnë kurrë por fati i politikës amerikane është gjithmonë në duart e GRAVE (s’jam duke bërë shaka, e kam me gjithë mend, unë madje e di që dhe politika shqiptare është në DUART e grave, mund ta dëshmoj dhe me fakte (nëse t’ma kërkonte kush), Veliaj psh. pikërisht këtë dobësi të tiranasëve e pati përdorur, fjalët e mia mund të tingëllojnë “qesharake”, por janë fjalë 100% serioze : ) andaj duke u nisur nga slogani i Apple po mendoja pse t’mos mendojnë gratë e Amerikës “ndryshe” edhe në politikë, kësaj radhe ndodhi por tjetër herë kurrë mos gabo, kurrë mos e shit votën, kurrë mos u ligështo, kurrë mos u mashtro, shpëtoje Madhështinë e Amerikës, shpëtoje demokracinë…
…në copëzën e videos së këputur nga “Freedom Highway” (1956) thuhet se në Amerikë gratë kanë të drejtë të ndryshojnë mendje, ashtu e dija dhe vetë, aq i vërtetë ky pohim, ishte dhe ende është, uroj të ngelet gjithmonë e vërtetë, gjithashtu e vërtetë është që në Amerikë njerëzit e pasur mund t’i “blejnë” lehtë votat e grave, sepse nuk është as fshehtësi as shkencë, gratë janë ngapakëz kaotike por dhe 100% praktike, i pëlqejnë paratë, luksozitetin, glamurozitetin, stolitë e vizëllueshme, xingla-minglat prej diamanteve, gjërat e shtrenjta, madje dhe Madonna, Pop-Mbretëresha e muzikës, këndonte apo thoshte “jam vajzë materialiste, në një botë materialiste (të meshkujve)”, fjalë të tilla thonë shumë, të tilla vërtetësi qëndrojnë, s’mund t’i sfidojë askush…
…ja pse atij pasanikut marramendës, zotit Elon Musk, sëfundi nuk iu dhimbsen 200-300 milionë $, thuase thjesht e “bleu” dhe instaloi një President komplet për vete, për interesat e veta, njerëzit po ashtu kanë tendencë të besojnë se nga zotërinjtë e pasur gratë binden lehtë (politikisht), dhe vetëm një buzëqeshje e bukuroshëve të pasur mund t’i “hutojë” gratë totalisht, është dëshmuar kjo gjë sa e sa herë, me “Dinastitë” e Dallasave e me panumër telenoveshash të ngjashme, mirëpo se mos vetëm gratë, sa i përket “ligshtisë” materiale kohëve të fundit e njëjta vlen dhe për burrat, përgjithësisht si normë sociale merret se asnjë burrë s’duhet të mendojë “ndryshe” nga ç’mendon e dashura, gruaja e tij, është diç si mirësjellje normative bontonike, nëse gruaja ndërron mendje, e lavdërueshme është që burri i saj duhet ta ndjekë siç i ka hije, siç ia thuhet duhet të “sinkronizohet”, aq e thjeshtë është, shi për këtë burrat dhe ja dalin, aty-këtu rrallë ndodhin dhe përjashtime por pothuaj askush nga xhentil-manat kurrë nuk “koritet”, gjithmonë përkulen siç u ka hije para të dashurave…
…ja pse nëse t’jesh një Elon Musk, apo Jeff Bezos, apo Mark Zuckerberg, Bill Gates… apo kushdo qoftë, zotërinjtë e pasur janë të panumërt, dihet se Amerika është e mbushur me miliarderë, nuk e “blen” vetëm 1-rën votë, po i blen të 2-jat – kështu që, pasi e pashë videon “Freedom Highway” po mendoja pse t’mos mendojnë gratë e Amerikës “ndryshe” dhe në politikë, pse t’mos ndërrojnë mendje, pse t’mos përdoret mençuria e kompanisë Apple dhe në politikë, nëse t’jesh Grua e Vërtetë amerikane, s’po them patjetër t’jesh ajo MacKenzie Scott (ish-gruaja e Jeff Bezos, ajo e dëshmoi se vërtet një grua e zgjuar : ) as nuk po them t’jesh patjetër diç si Wonder Woman… kjo do të ishte e tepërt si kërkesë, por herën tjetër thjesht mendo “ndryshe”, si një patriote e vërtetë amerikane mos u ligshto, mos u mashtro… mos e shit votën, shpëtoje Madhështinë e Amerikës, shpëtoje demokracinë…