Albspirit

Media/News/Publishing

Hermes Nikaj: Suksesi e ka emrin Denada!

Ajo është e talentuar, e dashur, simpatike si dhe e kërkuar në mbrëmjet festive me shqiptarët kudo në botë. Por jo vetëm për bashkëvendasit e saj, që kanë emigruar në kohë të ndryshme dhe gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar, por edhe për të huajt.

Vallëzimi dhe kënga kanë qenë pasionet e hershme të fëmijërisë së saj, që ajo iu përkushtua dhe tashmë e ka kthyer në një profesion. Me miq të shumtë dhe të gjithkahshëm, vajza shqiptare fal dashuri, miqësi dhe mirënjohje.

Po flasim për Denadën, këngëtaren dhe valltaren shqiptare, e cila prej vitesh është e pranishme në mbrëmjet live në diasporë, ku shkëlqen me performancën e saj duke i bërë të gjithë për vete!

Momentalisht ndodhet në Zvicër e angazhuar në klubet më me emër duke kënduar e vallëzuar e duke i dhënë kënaqësi mysafirëve me pamjen e hijeshinë e saj. Ajo thotë se ka shumë plane e projekte këtë verë, por do të jenë surprizë…

Please follow and like us: