Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Dhimbje dhe shpresë tek hiti i Tanyas

Pra, duhet ta ngrejmë zërin fort. Kjo që po ndodh me muzikën e lehtë shqiptare sidomos atë kosovare, dhe sidomos atë të vajzave tona, është një mrekulli. Një mrekulli e cila duhet ulëritur, jo thjeshtë thënë, evidencuar apo folur duke e kaluar fenomenin përciptas. Vërtetë muzika, arti në përgjithësi është çështje shijesh, por ka ca këngë, ca vepra arti, ca krijime shpirti, të cilat i përmbledhin tē gjitha shijet. Po e ndjek që prej kohësh këtë fenomen muzikor dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumё bindja ime personale fuqizohet. Kjo që po ndodh me muzikën e lehtë kosovare është një mrekulli artistike. Duke filluar që me artistet ndërkombëtare si Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, Dua Lipa, etj i shtohet numrit të madh të këngëtarëve edhe zëra të fuqishëm si Dafina Zeqiri etj. Në pamundёsi për t’i përmendur të gjithë po ndalem veç tek një këngë. Ajo e Tayna-s (Dorina Shala) me hitin e fundit: “Thana”. 

Para se të flas për kuptimin e thellë të titullit dhe brendisë, (Thana ishte një Hyjneshë Ilire), doja të ndalesha për një çast tek kjo venë e fuqishme, llavë vullkanike në shpërthim e shpirtit kosovar nëpërmjet tingullit modern të këngës. Kjo ka arsyet e veta. Shqiptarët e Kosovarës janë një popullsi e vuajtur, që kanë luftuar ndër shekuj për të mbijetuar, e kanë vuajtur deri thellë në palcë vuajtjen, shtypjen, thundrën asimiluese të sunduesit, ndaj kjo vuajtje ka prodhuar dhimbjen e thellë në shpirtin e tyre. Një dhimbje e sedimentuar në lymin e shpirtit të popullit. Dhimbja, si ndjenja me e thellë njerëzore, tani po shpërthen, po zbrazet, po del jashtё, po çlirohet. Ai po e bën këtë në formën më të bujshme dhe hyjnore. Nëpërmjet artit. Fiton arti i madh, i cili, dhimbjen e ka lëndën e tij të parë. Fitojnë dëgjusit konsumatorë. Nёse do tё kёndosh fuqishёm, duhet tё kёndosh nga thellёsitё. Dhe kёtё, zёri i kёngёs bashkёkohore kosovare po e bёn nё mёnyrёn më tё shkёlqyer dhe tё pёrkryer. 

Me hitin “Thana”, e cila ishte njё perёndeshё e lashtё Ilire, kёngetarja Tayna, ka shkuar shumё prapa nё kohё. Ka dashur tё prekё vetё origjinёn shqiptare, atё Ilire. Ajo i bёn njё homazh me tinguj prejardhjes sё vetё shpirtit tё ndjeshёm, hyjnor, tё stёrrvjetёr tё trevave tona. Shpirti ilir, i cili rrjedh nё dejet e arbrit. Kёnga ёshtё e pёrkryer. Edhe imazhet e klipit janё tё mrekullueshme, domethёnёse, tё kthjellta. Ç’tё them. Tregon kjo kёngё, njё arritje tё re, njё sukses tё paparё, tё paparashikuar, tё paimagjinuar tё kёngёs shqiptare, e cila i shtohet vazhdёs sё suksesshme tё plejadёs sё kёngёtarёve shqiptare, sidomos asaj kosovare. Me sa duket ato kanё mё tepёr pёr tё thёnё se sa kёngёtaret e territorit tё sotёm shqiptar. Dhimbja e mishёzuar nё shpirt, ndjenja e pёrkatёsisё, klithma e mbajtur gjatё nё gjoks, teknollogjia e sofistikuar e instrumenteve muzikore, koreografia, mjetet e komunikimit nё eter, nuk janё gjё tjetёr veç se pika favorizimi, avantazh i madh, njohje dhe afirmimi, pёr muzikёn e sotme shqipfolёse si brenda ashtu edhe jashtё trevave shqiptare. 

Do tё flisja pёr njё shpёrthim tё paparё, pёr njё mrekulli, pёr njё vullkan nё ngjitje, pёr njё pёrsosje tё tingujve melodjozё nё kёto dhjetё vjetёt e fundit pёr muzikёn nё shqyrtim. Atё qё nuk e ka bёrё dot si duhet as letёrsia, as filmi, as vallja, as piktura. Pra prezantimin e shpirtit bashkёkohorё shqiptar nёpёr botё fuqishёm, po e bёjnё kёngёtarё si Dua Lipa apo Bebe Rexha. Ky ёshtё me tё vёrtetё njё moment magjik pёr tёrё trevat e vendit tonё. 

Nuk jetohet veç me buke, ka thёnё Krishti. Por ja qё bukёn shpirtёrore po e kemi ndёr veshё. Nё formё tingujsh, fjalёsh, poezie. Po, e kemi fuqishёm. Aq fuqishёm sa na çliron, na nxit nё njё pёrdёllim reflektues plot lot, aq fort, aq thellё ulёret bukuria e saj e brendёshme. Kjo tregon pёr njё popull dinamik, njё popull tё vuajtur, por sidomos, pёr njё dёshirё tё tij tё brendёshme pёr tё komunikuar dhimbjen e tij shpirtёrore. Dhimbje dhe shpresё, pra. Sidomos, kёtё mesazh tё thellё e transmeton hit-i i fundit i Tanyas, i cili po e shkund mbarё dёgjuesin e vёmendshёm dhe fisnik shqipfolёs dhe jo vetem atё. 

Edhe njё herё pёrgёzime, pёr kёtё triumf tё kёngёs shqiptare, e cila ka gjetur njё tё çarё nё shpёrthim e sipёr, tek zera si ky i fundit. Kjo vazhdё tingujsh, emocionesh, ndjenjash, ngjyer me dhimbje, mall, trishtim, por gjithashtu edhe plot me zjarr jete, nuk ёshtё njё pёrrua i qetё. Nuk ёshtё njё rrjedhё e kontrollueshme. Ajo ёshtё si njё ujvarё pa fund, e cila mbyt andej kёndej, mbarё e prapё, shpirtin e gjithkujt, duke e lartёsuar, ndezur, pёrdёllyer, ngritur atё peshё, pse jo edhe në ndjenjёn atdhetare. Pёrgёzime Tanya!

Please follow and like us: