Albspirit

Media/News/Publishing

Largimi i Vulin nga qeveria e re serbe zemëron Kremlinin

“Brukseli duhet të pyesë veten pse po ndërhyn në politikat e brendshme, duke shkuar aq larg sa të përfshihet në formimin e një qeverie në një vend sovran si Serbia”.

Janë fjalët e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakharova, e cila vazhdimisht i del në mbrojtje Beogradit dhe nuk kursehet në sulmet ndaj Perëndimit.

E pyetur mbi qëndrimin e Moskës për faktin se Aleksandër Vulin u përjashtua nga qeveria e re në Serbi pas kritikave të BE, Zakharova tha se BE duhet të qortojë ashpër veten për ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti sovran.

Ajo riktheksoi vullnetin e Rusisë për të ndërtuar bashkëpunim te dobishëm me Serbinë në frymën e marrdhënieve tradicionalisht miqësore.  (A2 Televizion)

Please follow and like us: