Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Adem Demaçi, një jetë për Atdheun

Baca Adem është një personalitet që vetëm lartësohet në historinë e kombit, një figurë e ndritur që edhe nga amshimi i bënë dritë atdheut!

Me një qëndresë të pashembullt përballë represionit e diskriminimit, ai mishëroi stoikisht rezistencën e pathyeshme të kombit shqiptar që përpiqej për lirinë e adheut, 500 vjet robëri turke dhe 100 vjet robëri serbe…

28 vite në burgjet e Jugosllavisë shoviniste nuk mundën ta thyenin  atë, shpirti i tij ishte shumë herë më i fuqishëm se sa dhuna e pashembullt e një shteti fashist, që s’kishte hezituar të dëbonte masivisht shqiptarët për në Turqi…

Por baca Adem nuk ishte vetëm një i burgosur i ndërgjegjes, ai ishte një mendimtar dhe krijues që përdori të gjitha aftësitë e tij si një armë në luftën e tij, e që sot do të dukej e paimagjinushme!

Me romanin e tij “Gjarpinjtë e gjakut”, me guximin e tij të pashembullt, sfidoi traditat turkoshake. Ai përmes penës së tij, përpiqej të edukonte dhe frymëzonte brezat e rinj për të parë përtej barrierave të së kaluarës dhe për të ngritur një të ardhme më të ndritur.

Sakrificat dhe mundi i tij, frymëzuan një komb të ngrihej mbi frikën e një Serbie të pacivilizuar, mbi ata hoxhallarë që predikonin braktisjen e Kosovës për në Turqi.

Qëndesa e tij e bënë që një komb të tërë të mishërohej me veprën e tij, vepër që çoi në këmbë krijimin e UÇK-së së lavdishme dhe çlirimin e atdheut!

Please follow and like us: