Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali Harff-komandantit serb: Largohuni për 30 minuta!

Ky është Helmut Harff, gjeneral gjerman. Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë kriminele serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. “Sa minuta ju duhen që të largoheni?”- pyet gjenerali gjerman komandantin serb. “Gjashtë orë” – u pèrgjigj komandanti serb. “Kjo nuk është e mundur. Ju jap 30 minuta kohë për t’u larguar” – tha gjenerali gjerman. “Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” – thotë komandanti serb. “Ky është një urdhër” – tha gjenerali. “Koha po ecën. Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”. Pas bisedës serbët largohen.

https://www.facebook.com/reel/3604251896537284/?s=single_unit