Albspirit

Media/News/Publishing

Teza serbe e ‘kombit kosovar’ dhe kinse ‘të pavarurit’ Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu dhe Migjen Kelmendi!

Musa Kurtulaj

Në emisionin e radhës “Gjurmë shqiptare” të Top Channel, gazetari i mirënjohur Marin Mema, ka intervistuar historianë dhe studiues në Kosovë, të cilët argumentojnë se historikisht Beogradi zyrtar ka punuar që të mund nxisë mes shqiptarëve ndarjen në dy kombe, komb shqipar në Shqipëri dhe kombi kosovar në Kosovë! Këtë e dimë, kush ka lexuar për historinë e marrëdhenieve shqiptare – serbe është i bindur për këtë! Problemi shtrohet se tezën e dy kombeve, shqiptar e kosovar, ka vite që e kemi dëgjuar edhe nga kinse “intelektualë” të Kosovës, por që në këtë emision nuk u përmendën! Pse u kursyen?! Pse nuk thanë se po, janë Halil Matoshi, ish këshilltar në një nga kabinetet qeveritare të Kosovës, publicisti Nexhmedin Spahiu dhe Migjen Kelmeni, tre flamurtarët e kërkimit krejt hapur, pa doreza, të kombit kosovar! Duheshin thënë hapur e qartë me emra e mbiemra, e jo t’i binin anash e anash nga Beogradi! Ne akuzojmë Begradin për përçarje, ndërkohë që i kemi në Kosovë propaganduesit e flaktë të këtyre tezave në emër gjoja të “pavarësisë” intelektuale!

Please follow and like us: