Alfons Zeneli: Mesditë
Po zbret mesdita
si shpend i paemër
mbi mua.
Të tejdukshëm
ulur mbi veten time
më gjen
me sy harkuar
tek vizatoj imazhin tënd
të verdhë.
*
Dënes endè
atë refren që përmendësh
e mësova
duke pritur ardhjen,
duke harruar emrat kyç
të sendeve që qeshin
por asnjëherë, askush nuk e dëgjoi
atë himn që zjarrthe ngjall
midis pyllit të dimërt të moskuptimit.
*
Se tash nuk ka më vlerë, ëndrra, dallga,
e përditshnja, syri tingull,
heshtja as klithma.
Askush s’pipëtin në kupë të qiellit
përpos mosvlerës
dhe një qingji të zi
që luan harrimtas
atje tej kodrave të pendimit.
*
Kështu untohet mesdita
dhe zbret si një shpend
i shpupluar erërave dhe i paemërt
të ulet mbi mua,
të ushqehet me mua.
*
Mesdita po ngopet
me sy dhe trishtim.
Please follow and like us: