Dea Toçi: Baticë
Mos provo të kthehesh më as edhe një të vetme herë!
Prania jote vret më shumë se mungesa,
pështjellon ndjenjat si në një koncert ujor
e zhdukesh nën të kur më shumë të duartrokas.
*
Qëndro atje thellë në detin e pafundëm
dhe kur me sy të të kërkoj në horizont drejt
do shpërndaj kujtimet valë valë me dallgë
gjersa ndonjë baticë e fortë të të sjellë në breg.
*
As atëherë këmba ime nuk do të shkel,
nga larg do jem duke të dashuruar,
unë mirë e di ti kurrë nuk vjen,
ti nuk vjen kurrë për të qëndruar.
Please follow and like us: