Promovohet romani “Dritarja e Marin Shkrelit” i Ndue Ukajt
Nesër, në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të drejtave autoriale, Biblioteka e kryeqytetit “Hivzi Sulejmani” promovon romanin e shkrimtarit Ndue Ukaj, “Dritarja e Marin Shkrelit”, që është botuar vitin 2023 nga Shtëpia Botuese “Onufri”.
Për romanin do të flasin: Anton Berishaj, Adil Olluri dhe Rrezartë A. Morina, kurse pjesë e diskutimeve do të jenë edhe maturantët e shkollës “The British School of Kosova”, të cilët këtë roman e kishin lektyrë shkollore. Promovimi mbahet në ora 14:00, në mjediset e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në Dardani.
Please follow and like us: