Albspirit

Media/News/Publishing

Zanë Mali: Mes nesh këngë e pashkruar mbeti

Toka më njeh mua

siç njeh nëna frymën e fëmijës së saj.

*

Më flet me aromën e lagësht të shiut.

*

Kur e prek

pëshpërimat e thella të rrënjëve

dehen nga uji.

*

Premtime të harruara lundrojnë qenies sime

ngadalë gëlltiten

bëhen një me rrahjet e fshehta të jetës.

*

Fjalë e pathënë,

lëmsh balte në pëllëmbat e mia

kujtimin e lashtë zgjon.

*

Unë mbjell durim,

Për të rritur ajo dashurinë.

*

Gjithçka mes nesh këngë e pashkruar mbeti.

Please follow and like us: