Albspirit

Media/News/Publishing

Manjola Sejdinaj: Bejari – Fidanishtja e Arsimit dhe Dinjitetit Kombëtar

24 Prill 1906 – 24 Prill 2025

119 vite më parë, në një fshat të vogël kodrinor, u hap për herë të parë një shkollë.

Jo thjesht një godinë – por një premtim.

I tregova vajzës sime një shtëpi me një histori të madhe – shtëpinë që më 24 Prill 1906 u bë Mësonjtorja e Parë Shqipe në Mallakastër.

Këtu, Hajredin dhe Sabire Fratari mbollën farën e dijes dhe ndezën dritën që ndriçoi Mallakastrën dhe gjithë Shqipërinë.

Bejari hyri në histori si një nga vendet e para ku arsimi trokiti në derën e çdo familjeje.

Ende sot dëgjohen fjalët e rilindasit Fratari:

“Çdo shtëpi mallakastriote të bëhet një shkollë dhe çdo mallakastriot të bëhet një mësues”.

Por Bejari ka dhënë më shumë se dije – ka dhënë edhe liri dhe gjak.

Ky vend ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë:

– në kryengritjet kundër reformave osmane,

– në shpalljen e Pavarësisë me Hajredin Rakip Fratarin,

– në Luftën e Vlorës.

– në Luftën Nacionalçlirimtare 1939 – 1944.

– dhe në vitin 1997, kur dëshmori Veledin Kadri Pashaj dha jetën për paqen.

Bejari ka dhënë edhe 9-Dëshmorë që nuk u kursyen as jetën për një Shqipëri të lirë. Kujtimi i tyre është një trashëgimi që ne, si brez, e mbajmë gjallë me krenari.

Përballë këtij muri guri që mban brenda zëra e hapa fëmijësh, unë tregoj me gisht drejt së ardhmes.

Dëshiroj që vajza ime të rritet me këtë kujtesë dhe me këto vlera – për të mbajtur të ndezur dritën e dijes dhe të lirisë.

Në këtë shtëpi nuk ka vetëm gurë – ka ëndrra.

Mëso. Ëndërro. Realizo.

#TrashëgimiaJonë ##HistoriaNukHarrohet #DritaEDijes #Mallakastër #FrymaNukVdes

🗳✔️Voto Nr. 9 – Djathtas për Zhvillim

🗳✔️Voto Manjola Sejdinaj

Please follow and like us: