Ti mund t’i fitosh zgjedhjet! -pamflet nga E. Kaceli
Ti mund t’i fitosh edhe këto zgjedhje, madje edhe ato që do të vijnë pas këtyre!
Por një gjë është e pashmangshme dhe krejt e sigurtë:
Mbetesh një Pleh!
S’ka rëndësi lloji dhe ngjyra e Plehut! Prapë Pleh mbetesh!
Nëse përkrahi alternativën tjetër, ndryshe nga e jotja dhe më thërret: Çyryk!
Unë kam të gjitha të drejtat të votoj kundër teje, e ndërsa të jap votën kundër, të thërras para kutisë së votimit: Pleh!
Nëse unë dhe familja ime, apo farë e fisi im, votojnë për alternativat e tjera e ti na quan: Kënetë dhe bij të Kënetës!
Ne prapë kemi të drejtën legjitime të shkojmë tek kutia e votimit, dhe në kor, ndërsa votojmë kundër teje, dhe kundër hajdutëve të kotillës tënde, të thërrasim, përpara kutisë së votimit: Pleh!
Nëse ne votojmë kundër teje, dhe ti me Nafijet e Partisë që të thurin këngë, ditirambe, e spiropal’llëqe, na quan Bufa!
Ne Bufat, përpara kutisë së votimit, ndërsa votojmë kundërshtarët e tu politikë, kemi të drejtë të themi: Pleh!
Nëse Ti, Plehu ynë i dashtur, që s’ka incenerator që të djegë plehllëkun dhe pisllëkun tënd të dhjerë nga pushteti i gjatë, na quan AUTIKE, secili prej nesh, ka të drejtë të shkojë përpara kutisë së votimit, (madje edhe besnikët e tu që ta japin votës për hir të dashurisë që kanë për Partinë), e ndërsa votojnë kundër, apo pro, të bërtasin çlirueshëm: PLEH!
Pra t’i mund të fitosh edhe këto zgjedhje, nuk habitem me çka ndodh në atë vend të marrë peng, por prapë do të mbetesh PLEH!
(Shënim: Çdo përpjekje për ta lidhur këtë pamflet, me persona të veçantë, dhe pozicione të veçanta politike, fetare, etjerë, etjerë, është krejt e kotë, e rastësishme dhe e pakuptim, dhe joligjore, për arsyen e thjeshtë se unë zakonisht unë nuk merrem me Plehrat!)
Post Scriptum
Sipas intelegjencës artificiale të lidhur me SAT Albania 1, 2 sigla PLEH, ka disa kuptime:
PLEH 1: Partito per la Libertà, l’Eguaglianza e l’Harmonia!
PLEH 2: Platforma për Liri dhe Edukim Humanitar!
PLEH 3: Pashaporta e Lirisë Europiane dhe Humusore!
https://zekthi.blogspot.com/2025/04/ti-mund-ti-fitosh-zgjedhjet-pamflet-nga.html?m=1