Groenlanda forcon lidhjet me Danimarkën mes interesit të SHBA-së për aneksim
Groenlanda po përpiqet të forcojë marrëdhëniet e saj me Danimarkën pas retorikës së mungesës së respektit nga administrata amerikane, tha sot kryeministri i ri i ishullit Arktik, Jens-Frederik Nielsen, sipas “Reuters”.
“Jemi në një situatë të politikës së jashtme që do të thotë se duhet të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin”, tha Nielsen në Kopenhagë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.
“Kongresi nuk ka gjasa të mbështesë pushtimin e territorit gjysmë-autonom të Danimarkës, Groenlandës”, tha demokrati më i lartë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kopenhagë.
Presidenti Donald Trump tha se dëshiron që SHBA-ja të pushtojnë Groenlandën dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.
“Nuk besoj se ka mbështetje të vërtetë dypartiake në Kongres për të vepruar agresivisht ndaj Groenlandës”, u tha gazetarëve më 25 prill, udhëheqësi demokrat i pakicës Hakeem Jeffries, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Delegacioni i Kongresit të SHBA-së përfshin anëtarë të të dyja partive, megjithëse asnjë republikan nuk ka folur publikisht – pasi ata u takuan me kryeministren Mette Frederiksen dhe ministrin e Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.
Jeffries tha se Danimarka ishte një aleate e jashtëzakonshme e SHBA-së në ndërtimin e një shoqërie të bazuar në rregulla në të gjithë botën, në kontrast me deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili, gjatë një udhëtimi në Groenlandë në fund të marsit, tha se Danimarka nuk kishte qenë një aleate e mirë.
Një marrëveshje e vitit 1951 midis SHBA-së dhe Danimarkës i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës të drejtën të lëvizë lirisht dhe të ndërtojë baza ushtarake në Groenlandë për sa kohë që Danimarka dhe Groenlanda njoftohen.
“Kjo marrëveshje është ende e vlefshme dhe udhëheqësit këtu në Danimarkë e kanë bërë të qartë se ajo mbetet e disponueshme për t’u zbatuar”, tha Jeffries.
“Delegacioni nuk diskutoi me zyrtarët danezë rritjen e pranisë ose aktivitetit ushtarak amerikan në Grenlandë”, shtoi ai./atsh