Ilda Mejdani Jeha: Najla Maria
Më meket zemra nën përqafimin tënd, e vogla ime e madhe.
Ndjej symbyllyr si rritesh…
si do të fluturosh nga kraharori im, për ta njohur vetë botën.
Por do vazhdoj të mbroj nga befasitë e fatit,
frika e ëndrrave,
dashuritë invalide, brishtësia e kuptimeve…
Do të jem pranë, kur “të luash” në jetën e vërtetë, drithma ime.
Do më kesh, edhe kur të mos jem veçse, si çast i bukur, i rëndësishëm përjetësie…
25 shkurt 2024.
Please follow and like us: