Artan Xh. Duka: “Bujarët” e tranzicionit
Hatri para hakut!
Falje apo lehtёsira gjobash e borxhesh, paketa malesh e “strategjikё” me favore taksash, gjetje si “500 tё parёt” lehtёsohen, toka 1 euro, tapi pёr pronat e kapura, ҫelsa shtёpie nё dorё pas tёrmetit, kredi bankare favorizuese, dallimi i pensionistёve nё pagesa, statuse speciale, bonuse elektriku, privilegje vetes me ligj, zhbёrja urbane me kujtime bashkё aq sa edhe autoktoni “humbet” atje, kafshimi i bregdetit, maleve, tunel-mania qё po e bёn pejsazhin “kaҫkavall” etj, janё sot dorovitje e qoka rutinё nga qeveritё e tranzicionit.
Dhe e gjithё kjo e drejtё pёr sё prapthi nё kurriz tё taksapaguesit e dhёnies sё hakut ndaj padrejtёsive historike dёshmon se BeRama jo vetёm ka marrё kot e nёpёrkёmb pa gajle edhe me ligj barazinё mes shtetasve duke bёrё dorëlëshuarin e “bamirёsin” me xhepat e tjetrit por edhe i shet ato si arritje e arsye pёr t’u votuar sёrisht!
Prej viteve ’90, politika me ligj bёn qoka para se tё japё hakun. Dallime, diskriminime, favorizime etj qё e shpien tё drejtёn kokёposhtё bёjnё vaki por ama sistemi e ligji duhet qё tё rregullojnё, parandalojnё e ndёshkojnё sa herё hasen ato e jo t’i nxisin vetё ato. Sistemi duhet tё garantojё se hatri nuk jepet para hakut, se favori me ligj nuk jetёsohet para dhёnies tё sё drejtёs sё mohuar dhe se ligji duhet tё jetё “roja” e barazisё mes shtetasve dhe jo fryma qё nxit pabarazi si sot.
Legalizim para kompensimit!
BeRama, njёri e nisi e tjetri po e bitis, lejuan dhe legalizuan nёpёrkёmbjen e pronёs historike nё kurriz tё pronarit e shoqёrisё me pasoja financiare, kohezionit social (ca tё “shkathёt” e ca “budallenj”), zhgёnjimin qytetar prej sistemit, sё drejtёs e qasjes me dy kute (pronarёt e banesave i morёn ato) etj. Politika jep falas tapi pёr tё ardhurit ndёrkohё qё pronarёt historikё shpёrfillen, buxheti financon infrastruktura e shёrbime nё zonat informale ndёrkohё qё pronarёt nuk shohin njё kacidhe, nuk njihet kompensimi nё vlerё tregu, pale dёmshpёrblimi financiar pёr vonesat etj.
PD, PS e vetё partitё e reja nuk premtojnё e detajojnё se si do tё shkojё haku tek pronari historik. Flitet pёr mbyllje afatesh legalizimesh pёr pronёn e kapur dhe jo mbyllje kompensimesh pёr pronёn e lёnё nga i pari. Nё lojё nuk ёshtё vetёm fati i pronёs por dhe besimi qytetar tek politika e ligji sepse cёnimi i parimit kushtetues sё sigurisё juridike pёrbёn preҫedent alarmues pёr tё ardhmen pёr kёdo qё pandeh se e ka mbledhur mёndjen me tapinё qё ka nё xhep.
E drejta e do qё pronari historik tё kompensohet me vlerё tregu apo pronё gjetiu. Qeveria qё jep toka e troje pёr investitorёt strategjikё, paketash malesh etj, jo vetёm nuk duhet bёjё qoka qё cёnojnё barazinё e shtetasve por edhe nёse i bёn, jo para se t’i japё hakun pronari historik.
Qeveria qё jep kredi tё buta nё kurriz tё taksapaguesit, le tё japё tё atilla edhe pёr pronarёt e rinj qё ata duke blerё me kredi tokёn qё kanё zёnё, tё shlyejnё SOT me vlerё tregu pronarin historik. Shoqёria, buxheti i shtetit, kaq ia kanё borxh pronarit historik se qeverisjet qё e bёnё ҫorap pronёn patёn votёn e taksapaguesit pas.
Sot mungon vullneti politik pёr tё kompensuar pronarin historik sepse politika pandeh se fiton vota mё shumё duke bёrё qoka ndaj shumicёs nё kurriz tё hakut tё pakicёs. Ndёrkohё, nё terma afatgjatё, respekti ndaj pronёs historike e pakicёs ngjall besim tek sistemi e politika dhe nёse qytetari pa dallim ndjen siguri se e drejta e haku i tij jepen nё kohё, ai e shpreh atё me votё.
Qokat e ҫative
Nё vitet ’90 me qindra-mijra familje morёn tapi pёr hyrjet e tyre pasi paguan njё jetё qera ndёrkohё qё mijrave tё tjera nё ish-prona private nuk iu njoh ky kontribut. BeRama dёshmoi dy kute ndaj sё drejtёs sepse, ndryshe nga familjet qё morёn njё banesa thuajse falas e bёnё pёrpara, familjet nё banesa ish-private u braktisёn nё vorbullёn e sherreve me pronarin, gjyqeve pafund etj dhe nё rastin mё tё mirё iu ofrua, pas kalvare letrash, kredi e butё e pamjaftueshme pёr numrin e frymёve dhe qё sot i ofrohet njё ҫifti tё ri, burokrati, deputeti, polici etj, pa kontribut fare nё monizёm.
E gjitha me preteksin e fondeve ndёrkohё qё fondet e siguruara nga privatizimi i 90 u tjetёrsuan, ofrohen kredi tё buta plot sot, jepen ҫelsa nё dorё tё prekurve nga tёrmeti, harxhohet pёr fasada, tunele e rrugё, merren hyrje nga privati kur bёn pallat etj.
Strehimi, sikurse edhe prona, cёnoi barazinё e shtetasve para ligjit e privoi breza nga kёto tё drejta bazё duke brengosur ata qё plaken apo ikёn nga kjo jetё me keqardhjen se nuk lanё gjё pas pёr fёmijёn si tё tjerё. E sa kohё “ora” e kёtij brezi tё braktisur mbetet nё vёnd pёr faj tё BeRamёs, sa kohё nёpёrkёmbet e drejta pёr pronёn historike e strehё sipёr kokёs, nёpёrkёmbet edhe besimi tek sistemi e demokracia.
E reja qё nuk pikaset si e tillё!
Lumi i padrejtёsive ligjore e voluntarizmi politik pёr interesa zgjedhore nga BeRama nuk ёshtё ogur i mirё pёr qytetarin, sado kaluar apo jo sot. Preҫedenti i nёpёrkёmbjes me ligj i tё drejtёs qytetare nuk kursen kёnd dhe kujtdo mund t’i vijё rradha njё ditё ndaj ёshtё jetike qё siguria qytetare tё mos ketё garant voluntarizmin politik por sistemin qё i sheh tё gjithё njёlloj.
Autokratizmi nё qeveri nuk ka brirё dhe nuk ёshtё vetёm prona e shtёpia me tё cilёn BeRama mban frymёn pezull tё qytetarit prej viteve 90. Buxheti i shtetit trajtohet sikur t’ua kishte lёnё plaku teksa paraja hidhet pёr gjithshka pёrveҫse halleve tё ditёs tё qytetarit, flitet pёr arritje e tregues “mesatar” ndёrkohё qё polarizimi klasor ёshtё nё skaj dhe “mestarja” ёshtё tallje, hapen e shtrohen udhё nё emёr tё turizmit ndёrkohё qё ai po shndёrrohet nё mollё tё ndaluar pёr qytetarin e po e lё pa shtёpi, shpohen tunele, shkulet natyra, “mbillen” kulla e shtohen qytetet e “gurtё”, harxhohen para pёr parti e fushata zgjedhore ku vetёm zgjedhje nuk ka sepse 2008 e asfiksoi atё dhe nё Kuvёnd hyn me hatёr tё kryetarit e jo hak tё votuesit, bёhen dallime mes pensionistёve etj paradokse e skandale qё nuk janё arsye pёr tё votuar BeRamёn por refuzuar atё.
Zgjedhja kёtё maj duhet tё jetё mes partive tё reja dhe PS sepse PD e non-gratёs e tufa qё i bёn fresk atij nuk e meriton as tё jetё zё i parё nё opozitё. Partitё e reja kanё pёrgjegjёsi historike, nё mos pёr qeverisje, pёr opozitё ndryshe dhe qё vota tё shkojё pёr to, ato duhet tё flasin e zotohen pёr gjёra qё bien nё sy e ia vlen tё votosh.
Pretendimi i BeRamёs se vota pёr partitё e reja shkon dёm apo fut “qoftёlargun” nga dritarja vetёm sa provon se ligji aktual zgjedhor stonon ndaj partitё e reja duhet tё flasin qartё pёr ligjin mazhoritar me dy raunde si i vetmi qё kap demin nga brirёt e si “leva e Arkimedit” largon stepje e dilema tek kutia e votimit.
Basha nuk duhet lёnё i vetёm nё sfidёn pёr veting politik dhe tё gjitha partitё e reja sё bashku duhet tё zotohen pёr tё drejtёn e pronёs historike, strehimit pёr ata qё iu mohua mundi i jetёs, kthimin e mazhoritarit, kufizimin e mandateve e rutinёn referendare qё rikthejnё dinjitetin e votuesit, barazinё pa “yҫkla” ligjore tё shtetasve para ligjit etj pritshmёri qё nxisin besim tek politika e frymё pёr ndryshim.
Rritja e pensioneve, rrogave, listat e hapura etj premtime qё dёgjojmё nuk janё thelbi por rrjedhoja tё politikёs qё respekton parimet themelore nё demokraci qё i japin hakun kujtdo. E sa kohё nuk i zё kush me gojё ato tek partitё e reja, sa kohё ato nuk bёjnё “revolucion” me zotime radikale qё bien nё sy e i japin fund qokave e hatёreve nё kurriz tё hakut e sё drejtёs, qytetari nuk ka gjё nё vijё e BeRama e ka nё terezi!