Ardian Haziri: Kur nata vdes
Mesdita është kapitur, midis reve të dendura,
Para se dielli të ngrihej në zenit.
*
Nata plakë, dergjet në shtratin e vdekjes.
Bashkë me të zezat e saj të frikshme,
Është shuar edhe flirti me djallin.
*
Sikur heshtja ta merrte fjalën;
Edhe agu i parë, do të ndriçonte më tepër;
“Jam i gjallë, në jetën e vrarë”;
Do të quhej një kryevepër.
*
Pranvera e mbushur me aromën e luleve;
Dimrit asnjëherë nuk i besoi, prandaj edhe lulëzoi.
Please follow and like us: