Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: 5 Maj… e shkuara që shkruan të nesërmen!

I bien historisё me “kokё”

Retorika revanshiste bardhё e zi ndaj sё shkuarёs pas viteve ’90 nuk kurseu punёn e luftёn duke pёrfolur deri edhe sakrificёn sublime qё nderojmё ҫdo 5 maj. U anatemua rindёrtimi e zhvillimi ekonomik, arritjet social-kulturore, gjithshka me “vulё” socialiste u konsiderua “e solli koha” nga kori revanshist, tezё kjo qё ironizohet sot nga Rama kur flitet pёr arritjet e tij, ndonse ai vetё, kur flet pёr tё shkuarёn, e pёrflet atё. 

Anatemimi i punёs nё socializёm nuk suprizon kёnd kur mendon se revanshizmi kaloi “ylberin” e pati fytyrё tё anatemonte atё qё konsiderohet tabu edhe nё perёndimin demokratik e ADN e BE, luftёn ndaj Boshtit dhe heronjtё e protagonistёt e saj. 

LANҪ u quajt luftё civile, seminare e botime tё sponzorizuara nga politika e bёnё numrin e tё rёnёve lojё “kungulleshkash”, ylli i kuq partizan u shpall simbol i diktaturёs (iku nga mozaiku nё shesh), veteranё e pensionistё u anatemuan shesheve tё “demokracisё”, u pёrfol 29 nёntori, kontributi i PKSH e drejtuesve tё luftёs, u degraduan nё “rrёnoja arkeologjike” objektet pёrkujtimore tё luftёs, vёndprehjet e tё rёnёve, u harruan familjet e dёshmorёve, u hoq vёmёndja shtetёrore pёr data, protagonistё e ngjarje tё luftёs, iu shpall luftё filmave me partizanё etj qё zbehёn LANҪ nё favor tё shpёtimit tё fytyrёs sё revanshizmit.  

Historinё e bёjnё fituesin por nё demokraci fitues janё tё gjithё dhe historia shkruhet qё tё bashkojё e jo nxitё ndasira pёrmes qasjes e publicitetit marramёndёs bardhё e zi, pёrmbysjes sё mitit hero-antihero etj, tё gjitha me ndikim nё kohezionin social, paqtimin me tё shkuarёn, rehabilitimin e nderimin e disidencёs sё vёrtetё etj. 

Me hije nga e shkuara! 

Ky lloj revanshizmi “demokratik” ia arriti tё kompleksojё edhe PS qё, nё rastin mё tё denjё heshti ndaj qasjes bardhё e zi por, jo rrallё, ia kaloi edhe “papёs” nё anatemim sidomos kur nё krye erdhi ish-dhjetoristi i ’90. Sot tek PS anatemohet e djeshmja si Kore Veriu, thuhen tё vёrteta gjysmake, bёjnё “kampionin” e interesave tё shtresave tradicionale tё sё djathtёs deri arkaike, stolisten me yllin e verdhё tё BE por i ndruhen atij tё kuq partizan etj. 

Nuk ёshtё ҫudi qё, ndonse me parti tё “majtё” nё pushtet qё fiton “kampionate” rresht nё “tavolinё” falё ligjit zgjedhor 2008, referimet ndaj LANҪ (punёs po e po) mbeten tё zbehta, thjesht nё aspektin protokollar apo spektaklesh si Nata e Bardhё nё Pezё etj ndёrkohё qё, hiq ndonjё 5 maj apo 29 nёntor, ka indiferencё, formalitet e deri shpёrfillje publike zyrtare ndaj LANҪ. 

PS nuk bёn e flet troҫ pёr LANҪ sikurse flet e bёn pёr revanshizmin PD. Njёlloj sikur tё ishte njё parti e djathtё (jo moderne si nё Perёndim qё respekton luftёn antifashiste), por e djathtё arkaike qё gjen patriotizёm edhe tek flirtimi me pushtuesin.  

Nisur nga disa reforma me tё cilat mburret qeveria, polarizimi klasor, kujdesi social, gjendja e pensionistit, privilegjet e pushtetit e kastave politike etj, qeverisja e PS nuk po i lё shumё mangut njё qeverisje tё djathtё (reformat kalojnё mё kollaj kur “mishin” ta ha i “yti”). Ndaj, kot qahen se me Berishёn e djathta ёshtё nё hall kur ajo ёshtё nё pushtet prej vitit ’92 si njё mish-mash e djathte moderne dhe arkaike njёkohёsisht. 

Nёse ka amulli ideologjike, ajo ёshtё kriza e sё majtёs ndaj PS ose tё ndёrrojё emrin sikurse logon e ngjyrёn pёr t’i dhёnё fund hipokrizisё (pёr emrin ҫuditёrisht nuk ka kompleksim) qё votuesi tё shohё gjetiu ose tё ndёrrojё drejtues apo qasje ndaj politikave tё zhvillimit e vlerёsimit tё sё shkuarёs. 

Kodi i fitores zgjedhore

Evoluimi i qёndrimeve merr kohё ndaj pavarёsisht reformave e dyzimit ndaj sё shkuarёs, PS e qeverisja e saj ende shihet si pёrfaqёsuese e sё majtёs. PS ende mbёshtetet nga shumica sepse edhe kur humbet votues tё zhgёnjyer majtas ajo po josh votues tradicionalisht tё djathtё. Ndonse realisht parti e qёndrёs me vepra e fjalё, PS votohet sot pёr inerci nga shumica e majtё sepse pёrballё ka PD e revanshizmit arkaik tё djathtё. 

Shumica ende beson se PS mbetet e vetmja parti qё mbron vlerat e LANҪ e punёs dhe meqё shumica ёshtё i lidhur me kёto vlera, vota e saj shkon pёr PS. Rreshtimi pa doreza i PD me revanshizmin historik qё sfidon ndjenjat e shumicёs e bёn atё tё huaj pёr tё. Dallimi mes PS e PD, sesa qasja ndaj zhvillimit ekonomik (diktohet njёlloj nga perёndimi) mbetet qasja ndaj sё shkuarёs mes njё PS-je qё mban maskё e njё PD-je qё e ka flakur atё ndaj dhe “fitoret” e PD ndodhёn ose kur u pёrmbys sistemi e valvitej Ҫeku i Bardhё (1992), u futёn duart tek vota (1996 e 2009) apo u pёrҫa kundёrshtari (2005). 

Qёndrimi ndaj sё shkuarёs pёrcakton shumicat nё vёnd ndaj dhe 5 maji, 17 e 29 nёntori, festat e brigadave, pёrkujtimoret e heronjve, dёshmorёve e betejave tё LANҪ nuk janё thjesht njё protokoll e aq por test se sa politika njeh, pёrjeton dhe vlerёson atё qё shumica ndjejnё e respektojnё.  

Sot pёrkujtimoret e LANҪ janё thjesht protokoll pёr politikёn e ditёs. Pёr sy e faqe e me ngut se politikanёt enden, kalojnё mё shumё kohё e shtrёngojnё duart mё shumё kishave e xhamirave sesa vёndeve ku u shkruajt historia e prehen “shёnjtorёt” qё na bёnё bashkё apo tё takojnё ata qё ende kemi fatin t’i kemi mes nesh.  

Pa ta e LANҪ, Shqipёria nuk do tё kishte kufinjtё qё kemi sot sepse perёndimi e ndёshkoi kolaboracionizmin pa ngurrim. Pa ta nuk do tё ishim tribunave tё botёs si protagonist por tё penduar dikur urё kundёr njerёzimit. Pa ta nuk do tё ishte pakthyeshme lidhja me Perёndimin sepse sado modest, kontributi i tyre lehtёsoi frontet e tjera nё Europё. LANҪ ishte “miku i mirё nё ditё vёshtira”, “besa” e “ambasadori” historik qё na lidhi pёrjetё, pёrtej ideologjive, me SHBA qё na ёshtё gjendur historikisht. LANҪ ishte njё epope, njёlloj si ajo e Skёnderbeut, luftrave pёr pavarёsi ndaj dhe flamuri kuq e zi i Kastriotit, shqiponja pa zinxhirё robёrie nёpёrkёmbё e 1912 dhe ylli i kuq i LANҪ, janё simbolika qё tregojnё ҫfarё jemi sot.  

E shkuara, LANҪ e puna, duhen respektuar sepse pas tyre janё breza qё kanё sakrifikuar e kanё pasardhёs plot ndaj edhe komentet luftё civile, na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi (sot vallё “android” globalizmi!), Koreja e Veriut, shtёpia e Enverit (nёse me tapi, kthejani) Shtёpia me Gjethe, BunkerArti (!) etj nuk flasin pёr emancipim demokratik.  

Faltorja ku gjunjёzohen tё gjithё

Vendprehjet e tё rёnёve janё faltorja e pёrbashkёt ku prehen tё “shёnjtёt” tanё. Aty nuk ka vend pёr fasada protokollesh e klishe dhe mё shumё se 5 maji, ka rёndёsi ajo ҫfarё ndodh deri 5 majin e rradhёs. Politika e shteti duhet tё jetё njё kur vjen puna tek vёmёndja e vlerёsimi i vlerave e sakrificave tё LANҪ nga ruajtja e pasurimi i kёsaj trashёgimie pёrmes dokumentarёve, intervistave, ceremonive, simbolikave (shёmbulli britanik i lulёkuqes), kujdesi ndaj protagonistёve, familjeve tё dёshmorёve, objektet pёrkujtimore e vёndprehjet, objektiviteti historik, pёrmёndja pa komplekse e rolit tё Hoxhёs e komunistёve gjatё LANҪ, vlerёsimi i nacionalistёve qё besonin tek kombi e nuk lyen duart me gjak por i kthyen dyfekun pushtuesit etj. Ajo luftё shtoi dinjitetin nё gjirin e civilizimit perёndimore aq sa edhe Serbia, e damkosur pёr shovinizmin historik nё rajon, del edhe kundёr BE kur shkon nё paradёn e 9 majit nё Moskё, se e di qё lufta kundёr Boshtit tё jep pikё sot.  

E shkuara duhet rishikuar kur fituesi bёn historinё por nё demokraci fitues janё tё gjithё ndaj rishikimi duhet tё jetё objektiv. Rehabilitimet nё thes, shpёrfillja apo mё keq anatemimi i vlerava qё tashmё kanё “vulё” historie, nuk ёshtё paqtim e ecje pёrpara por marrje peng e sё ardhmes pёr brezat mё pas. Ajo qё paqton ёshtё mirёkuptimi se asgjё nuk ёshtё bardhё e zi dhe se derisa koha e historianёt tё bёjnё tё tyren, tё bёhemi bashkё pёr fatin qё na pret njёlloj. 

5 maji e ka kaluar testin e historisё si datё qё apelon pa dallim. Ata qё prehen atje, sakrifikuan qё tё jemi bashkё. Nuk është vetëm punё ylli i verdhë në bluzë, por dhe i kuq me 5 cepa në zëmër ndaj dhe 11 varet nga 5 maji. 

Please follow and like us: