Albspirit

Media/News/Publishing

“AULONA INTER FOLK FESTIVAL”, EDICIONI I XVII


Maj 2009 – 17 – Maj 2025

Në edicionin e këtij viti do të jenë pjesëmarrës grupe dhe ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Polonia, Sllovakia, Gjeorgjia, Ukraina.


Edicioni i shtatëmbëdhjetë i “Aulona Inter Folk Festival” vjen pas një suksesi e performance të shkëlqyer që ky aktivitet shënoi një edicion më parë. Mbajtja e tij po tregon edhe një herë se ideimi i një aktiviteti të tillë me karakter kulturor e turistik ka qenë një ide e duhur dhe e nevojshme jo vetëm për qytetin bregdetar të Vlorës por edhe për hapësirën kulturore mbarë shqiptare. Ky festival startoi për herë të parë në qytetin e Vlorës në datën 9 Maj 2009 dhe prej asaj dite këtë vit, prej 23 deri 26 Maj 2025 shënon të shtatëmbëdhjetin edicionin. Nisur nga natyra dhe përmasat e Festivalit, ai mbetet krejt i veçantë mbasi për të 17 tin vit radhazi, jo vetëm për qytetin e Vlorës por edhe për trojet shqiptare, mbahet një aktivitet kaq i rëndësishëm i folklorit në nivel evropian dhe më gjerë. Vetëm për efekt të këtij aktiviteti, në të shtatëmbëdhjetë edicionet sëbashku, qytetin e Vlorës dhe rrethinat e saj i kanë vizituar rreth 133 Ansamble folklorike me mbi 4700 pjesëmarrës nga 38 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë. Për çdo edicion organizatorët ndajnë Kupën e festivalit e cila deri tani ka shkuar në ansamble folklorike që kanë ardhur nga Kroacia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Italia, Turqia, Polonia, Bjellorusia, Greqia, Lituania, Letonia, Moldavia, Ukraina e Rumania. Festivali zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë, Ministrisë së Kulturës dhe donatorë të tjerë. Në edicionin e këtij viti do të jenë pjesëmarrës grupe dhe ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Polonia, Sllovakia, Gjeorgjia, Ukraina. Po kush do të jenë pjesëmarrësit e edicionit të shtatëmbëdhjetë i cili do të mbahet në datat 23, 24, 25, 26 Maj 2025?
I. SHQIPËRIA
a) ANSAMBLI “DROPULLI”, DROPULL, GJIROKASTËR

Ështe njësia kulturore e Shoqatës “Dhropoli” të krahinës së Dropullit, Gjirokastër e themeluar në vitin 2023 me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore e vallet tradicionale të zonës. Ansambli u krijua me iniciativë të një grupi me të reja e të rinj që jetojnë dhe punojnë në Dropull dhe që kanë pasion për traditën e të parëve në këngë e valle. Përfshirja aktive e anëtarëve ka sjellë rezultate të rëndësishme, kryesorja e të cilave është organizimi i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe Këngës Polifonike të Bashkisë Dropull, duke e afishuar këtë shoqate si një organizate kulturore, e cila ka pritur grupe vallëzimi dhe polifonike nga brenda dhe jashtë vendit. Ansambli e ka selinë në Dervician të Bashkisë Dropull, ushtron veprimtarinë e vet si përfaqësuese e denjë e vlerave kulturore dhe etnografike në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Ansambli i këngëve e valleve popullore po shndërrohet në garant të ruajtjes dhe promovimit të vlerave të kulturës tradicionale e veçanërisht të kostumeve popullore të cilat janë me vlera të jashtëzakonshme etnografike. Është pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
b) GRUPI POLIFONIK “THESARET LABE”, TIRANË
Grup polifonik “Thesaret Labe” me qëndër në Tiranë është krijuar në vitin 2027 ku në përbërje ka këngëtarë të njohur të këngës polifonike nga trevat e jugut si Tepelena, Gjirokastra, Vlora e Mallakastra. I ka bashkuar të gjithë pasioni dhe njohja e eksperienca si pjesëmarrës në festival folklorike kombëtare ndër vite. Qëllimi kryesor i këtij grupi mbetet ruajtja dhe përcjellja e këngës polifonike si pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO edhe në kryeqytetin e vendit. Deri tani ky grup ka krijuar një repertor me më shumë se njëqind këngë duke përfshirë këngët lirike, epike, ato të kurbetit dhe këngët epike të përfshira këto në katër albume. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete të zhvilluara brënda dhe jasht vëndit, sidomos në festivale folklorike, ku edhe është vlerësuar me çmime të ndryshme nga juritë profesionale. “Thesaret labe” kanë marrë pjesë edhe në disa aktivitete në SHBA të ftuara nga diaspora e Nju Yorkut duke u vlerësuar me “Pllakatën e Mirënjohjes”. Drejtues i grupit është Viktor Aliu.
C) ANSAMBLI “KRAHU I SHQIPONJËS-TAIP MADANI”, VLORË
Ansambli “Krahu Shqiponjes-Taip Madani”, Vlorë daton që nga 19 Maji i vitit 1968 dhe mban si krijues të tij patriotin çam Skënder Beqiri. Ansambli ka në repertor këngë e valle nga vendi por kryesisht shquhet për krijimet me motive çame. Nga viti 2005 e në në vazhdim ka mar pjese në shum aktivitete kombëtare e ndërkombetare. Është pjesëmarrës në disa festival folklorike të Gjirokastrës ku në atë të vitit 2009 është shpallur laureate me vallen e Osman takës. Pjesëmares në të gjith edicjonet e festivalit “Këngë e valle për Çamërinë” sëi dhe në shumë aktivitete e festival kombëtare. Është gjithashtu pjesëmarës në disa festivale ndërkombëtare si në Itali, Bullgari, Turqi, Maqedonia e Veriut, Kosovë, etj. Nga viti 2013 dhe anëtar i CIOFF. Drejtues i ansamblit, Sali Nuredini.
II. ANSAMBLI “KOLKHIDA”, GJEORGJI
Ansambli “Kolkhida” është themeluar në vitin 1996 dhe i përket qendrës kulturore të Martvilit në Gjeorgji. Që nga viti 1999, Kolkhida ka marrë pjesë aktive në festivale dhe konkurse të shumta ndërkombëtare si në Gjeorgji ashtu edhe jashtë saj duke arritur suksese të rëndësishme. Ansambli është vlerësuar me nderime të shumta dhe me vendin e parë si dhe ka marrë çmimin prestigjioz Grand Prix në disa raste. Është pjesëmarrës në festival ndërkombëtare sin ë Ukrainë, Turqi, Greqi, Poloni, Çeki, Bullgari etj. Në të gjitha aktivitetet ansambli ka demonstruar përsosmëri të lartë interpretimi si duke fituar përherë admirimin e publikut. Ansambli vazhdon të luajë një rol jetik në promovimin dhe zhvillimin e vallëzimit tradicional gjeorgjian, veçanërisht nga brezi i ri. Drejtor i ansamblit, Abesalom Bartia.
III. GRUPI FOLKLORIK “KERKENT”, ITALI
Vjen nga Qyteti Agrigento i Siçilisë. Grupi folklorik “Kerkent” u themelua në vitin 1988 nga Giovanni Di Maida, falë disa amatorëve të rinj të muzikës dhe kërcimit popullor të këtij qyteti. Në vitin 1990, grupi nisi një bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Kerkent (Kerkent- emri i lashtë i qytetit të Agrigentos në Siçili). Pas studimeve dhe kërkimeve të gjata, grupi ka realizuar shfaqje me kostume dhe instrumente tipike, të përbërë nga këngë, valle dhe muzikë ku pasqyrojnë traditën më të mirë folklorike të rajonit, e cila kujton jetën popullore siçiliane të së kaluarës. Grupi përbëhet nga studentë dhe të rinj të cilët kanë portretizuar folklorin sicilian në botë duke marrë pjesë në shumë ngjarje folklorike. Në rreth tri dekata veprimtari ky ansambël ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme festivalesh në të gjitha kontinentet si në Europë, Azi, Afrikë, Amerikë, Oqeani etj. Kerken është një shkollë e rëndësishme folklorike si për vallëzim ashtu edhe për muzikë. Drejtor i grupit Giovanni Di Matia.
IV. ANSAMBLI “PRISHTINA”, KOSOVA
I themeluar në vitin 2012 me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes muzikës dhe vallëzimit. Që nga themelimi, ansambli ka luajtur një rol të rëndësishëm në skenën artistike të Kosovës por edhe duke prezantuar folklorin shqiptar në festivale dhe ngjarje ndërkombëtare. Ansambli përbëhet nga artistë të rinj ku ka arritur të sjellë një interpretim dinamik dhe autentik të valles tradicionale shqiptare. Aktivitetet e ansamblit përfshijnë pjesëmarrje në festivale prestigjioze dhe organizime e eventeve kulturore që synojnë të ruajnë dhe përcjellin traditën tek gjeneratat e reja. Ky angazhim ka ndihmuar në frymëzimin e të rinjve për të qenë pjesë aktive e trashëgimisë artistike të kombit, duke ruajtur autenticitetin dhe pasurinë kulturore për brezat e ardhshëm. Ky ansambël ka përfaqësuar shumë herë Kosovën në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, duke kontribuar në promovimin e identitetit artistik shqiptar dhe në forcimin e lidhjeve kulturore me popujt e tjerë.
V. ANSAMBLI “ILINDEN”, MAQEDONIA E VERIUT
“ILINDEN” është ansambël folklorik që Më shumë se 40 vjet në mënyrë aktive performon në kuadër të Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Miladinov” në Strugë. Anëtarët e këtij ansambli prezantojmë traditën maqedonase, këngët popullore dhe valet, përpara publikut vendas dhe atij ndërkombëtar. Përgjatë 40 viteve të funksionimit të tij, ansambli ka dhënë mbi 3000 shfaqje në ngjarje, festivale dhe koncerte të ndryshme. Ndër festivalet ndërkombëtare që kanë marrë pjesë në vitet e fundit janë ato të mbajtura në Turqi, Bullgari, Rumani, Kroaci, Serbi, Itali, Estoni, Bosnje dhe Hercegovinë – Bosnje-Hercegovinë e shumë të tjera. Drejtor Ljupco Milosheski.
VI. ANSAMBLI “SZCZECINIANIE”, POLONI
Ansambli “Szczecinianie” është përfaqësues i qytetit të Szczecint dhe një vitrinë e kulturës polake brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht angazhon mbi treqind artistë të moshave të ndryshme: valltarë, këngëtarë, solistë dhe muzikantë. Prej vitesh, “Szczecinianie” është i vetmi Ansambël Folklorik në rajon që është anëtar i Seksionit polak të CIOFF. Profesionalizmi i Ansamblit është i admiruar jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe ndërkombëtarisht. Vetëm në pesë vitet e fundit ansambli ka marrë pjesë në dhjetë festival ndërkombëtare si në Poloni, Tunizi, Indi, Kinë, Portugali, Itali, Gjermani, Rumani, Çeki dhe Turqi. Drejtore e ansamblit Ewa Ott Kaminska.
VII. ANSAMBLI FOLKLORIK “URPIN”, SLLOVAKI
Ansambli ‘Urpin” përfaqëson folklorin sllovak të rajonit Banska Bystrica prej vitit 1957. Në 68 vitet e aktivitetit ansambli ka përpunuar folklorin muzikor dhe kërcimin tradicional nga shumë zona të Sllovakisë. Vallëzimi dhe përpunimi muzikor ndjek natyrën dhe pastërtinë e variacioneve të vallëzimit të rajoneve. Ansambli ka të evidentuara mbi 3800 performanca duke marrë pjesë në festival ndërkombëtare në mbi 54 vende në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi. Në 5 vitet e fundit ka qenë pjesë e festivaleve në Dubai, Ishujt Azore, Vietnam, Tajlandë, Malajzi, Qipro, SHBA, Kanada dhe Itali. Ansambli mban disa çmime të mëdha vlerësuar nga juri profesionale. Drejtor i Ansamblit është Peter Pohancanik.
VIII. ANSAMBLI “POLUNYCHKA”, UKRAINË
Ansambli “POLUNNYCHKA” që në shqip përkthehet “luleshtrydhja” u krijua në vitin 1993 nga të rinj të shkollave të mesme në kryeqytetin e Ukrainës, Lviv. Është një ansambël me një biografi të jashtëzakonshme artistike dhe me një pjesëmmarje në një rrjet botëror festivalesh në të gjitha kontinentet; Europë, Azi, Afrikë, Amerikë… Gjatë këtyre viteve ansambli ka marrë pjesë dhe ka fituar çmime e vlerësime në shumë vende të ndryshme si Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Portugali, Finlandë, Turqi, Poloni, Hungari, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Greqi, Serbi, Bullgari, Rusi, Suedi, Lituani, Estoni, Letoni, Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Kinë, Gjeorgji, SHBA, Marok etj. Drejtor i ansamblit është Nataliia DOBYNDA.

file:///C:/Users/nova/Downloads/FORMATIMI%20AIFF%202025.pdf

Please follow and like us: